Vlahutin: Korrupsioni në gjyqësor ndër më kritikët në shoqëri

490
Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin ka deklaruar se, korrupsioni në gjyqësor është ndër më kritikët në shoqëri dhe i barazvlefshëm me talljen e qytetarëve të vendit. Nga ana tetër, ka vijuar ambasadorja, reforma në drejtësi duhet të synojë që prokurorët të bëjnë punën e tyre duke hetuar punonjësit e drejtësisë të përfshirë në afera korruptive, pavarësisht se kush janë ata. 
“Është folur shumë për gjyqtarë të korruptuar, por shumë pak janë ndjekur penalisht. Mua nuk më pëlqejnë hamendësimet dhe thashethemet. Të jesh gjyqtar do të thotë të kesh një nga punët më me dinjitet në shoqëri dhe në fakt, kjo reformë duhet të mbrojë të gjithë ata që e bëjnë punën e tyre me ndershmëri e integritet. Kjo reformë duhet të nënvizojë qartë dhe të ndajë prokurorët dhe gjyqtarët e ndershëm nga ata që kanë sjellje kriminale dhe që janë duke shfrytëzuar burimet publike dhe qytetarët. 
Kjo duhet të jetë një reformë e thellë dhe pa kompromis. Dhe për këtë, unë jamë shumë e kënaqur që anëtarët e opozitës janë bërë tani pjesë e këtij komisioni të posaçëm parlamentar, sepse reforma në drejtësi në Shqipëri duhet të qëndrojë mbi çdo interes tjetër, qoftë ky interes privat apo politik”, ka thënë Vlahutin.
Sigal