Gazeta Serbe “Blic”: Shqipëria do të bëhet lidere e re në Ballkan

423
E përditshmja serbe “Blic” shkruan se Shqipëria do të jetë liderja e re në Ballkan. Sipas saj Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Gjermania po pranojnë një rend të ri në Ballkan ku udhëheqëse do të jetë Shqipëria.
“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të drejtohen dhe të hyjnë në BE por së pari këto vende duhet ti japin prioritet sundimit të ligjit dhe zhvillimit të një ekonomie tregu. Vendet e Ballkanit duhet të forcojnë normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët gjë që për Serbinë është e vështirë të përmbushet.
Perëndimi kërkon të arrijë “pacifizmit” e nacionalizmit serb, për të hyrë në NATO, shpërbërjen e Republikës Serbe si dhe kënaqjen e shqiptarëve në të gjithë territoret ku jetojnë”, shkruan” Blic “. Sipas Ivan Vejvoda e “Fondit Marshall”, Serbia mbetet e fundit për rregulluar imazhin në sytë e Perëndimit.
Sigal