Kryetarja e LSI në Durrës, thirrje qytetarëve: Edhe pak ditë na ndajnë nga e ardhmja e re. Votoni, votoni!

177
Sigal

Teksa na ndajnë edhe pak ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kryetarja e LSI në Durrës, Kontjana Kuçi, përmes një mesazhi në rrjetet sociale, u bën thirrje qytetarëve që të dalin masivisht për të votuar.

Në postimin e saj në Facebook, Kuçi shkruan se “e keqja sundon vetëm kur të mirët nuk bëjnë asgjë. Ndaj, të votojmë masivisht për të shprehur zemërmin për shkatërrimin që i është bërë Durrësit dhe gjithë Shqipërisë”.

Në vijim postimi i plotë i Kontjana Kuçit

Të nderuar qytetarë të qarkut të Durrësit,
E keqja sundon vetëm kur njerëzit e mirë bëjnë asgjë. Por kur bashkohen njerëzit e mirë, të ndershëm dhe me dinjitet, siç janë banorët e Durrësit e të gjithë shqiptarët, asgjë nuk mund t’i ndalë, t’i shtypë, apo t’i keqqeverisë.
Të votojmë masivisht, të shprehim në mënyrë demokratike zemërimin për shkatërrimin që i është bërë Durrësit, për braktisjen ndaj familjeve të thjeshta dhe atyre të pastreha, për shpopullimin e vendit, të ngremë zërin së bashku se Durrësi dhe Shqipëria nuk është e pashpresë por drejtohet nga një grusht njerëzish që e mbajnë peng një popull, ndaj edhe ne duhet t’ia kthejmë pushtetin qytetarëve të thjeshtë sepse atyre duhet t’i përkasë Durrësi, qeverisja dhe çdo pëllëmbë tokë e Shqipërisë.
Votoni, votoni, votoni se edhe pak ditë na ndajnë nga e ardhmja e re dhe më e mirë për të gjithë ju.