Presidenti i Republikës Ilir Meta: Populli do marrë në dorë fatin e tij më 25 prill

185
Sigal

 Patronazhistët janë tregues i partisë shtet! Shqiptarët nuk votojnë kriminelët, i urrejnë ata. Qeveria bën çdo gjë që të prishë zgjedhjet parlamentare. Kush vë dorë tek vota do përballet me uraganin popullor…

 

Presidenti Ilir Meta: Populli do të marrë në dorë fatin e tij më 25 prill

Patronazhistët janë tregues i partisë-shtet

Presidenti Ilir Meta në një intervistë për një televizion lokal në Vlorë akuzoi qeverinë se po tenton që të prishë standardet e zgjedhjeve të 25 prillit. Kreu i shtetit shprehu bindjen se populli do të marrë në dorë fatet e tij.

Patronazhistët nuk janë një tregues pozitiv për një shoqëri europiane dhe të lirë. Ky është tregues i partisë-shtet. Është e papranueshme. Shqiptarët duan ndryshimin dhe do votojnë ndryshimin më 25 prill. Shqiptarët nuk votojnë kriminelët, ato i urrejnë ata. Do jenë zgjedhje historike. Duhet të apelojmë te qytetarët shqiptarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme, por është një mundësi jo për 4 vjet, por për 100 vitet e ardhshme.

Rama kërkon të imponohet me marifete

Qeveria po bën çdo gjë në këto zgjedhje per te prishur standardet e tyre, pasi po bën edhe palën edhe arbitrin në fushë. Por jam me besim se populli do marrë në dorë fatet e tij. Ka një tension artificial që vjen nga mazhoranca dhe kjo ndodh per shkak se ndihen pakicë. Ajo kërkon të imponohet përmes marifeteve, por do ta kete te pamundur. Fushata zgjedhore që po zhvillohet nuk është e qetë.  Në 25 prill, qytetarët që po frustrohen çdo ditë nga qeveria do reagojnë me pjesëmarrjen masive në votime.

Presidenti Meta fton kryeministrin Rama për përballje publike

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i bëri ftesë kryeministrit Edi Rama për një përballje publike. Në një intervistë nga Vlora, Kreu i Shtetit Ilir Meta iu përgjigj edhe Gjiknurit, i fundit ky që ka pranuar një përballje me Presidentin, nëse do pranojë se është udhëheqës i opozitës. Presidenti Ilir Meta: Këto janë alibira dhe justifikime se nuk kam pse të marr përgjegjësi që nuk i kam. Ai ka ngritur disa pretendime me urdhër të Ramës se nuk i ka thënë me mendjen e vet. Të vijë dhe të na i tregojë se kush janë, por s’ka se si të vijë se është një zëdhënës i gënjeshtrës së detyruar dhe s’ka faj se ka probleme të shkuara. E ftoj edhe Ramën, mua më pëlqen përballja.

 

Presidenti Ilir Meta: Mosmbështetja e bujqësisë dhe e fermerëve është e pafalshme

Presidenti Ilir Meta thekson se mosmbështetja e bujqësisë dhe fermerëve është e pafalshme dhe rrënja e braktisjes së fshatrave dhe e shpopullimit të vendit. Kreu i Shtetit i referohet një shkrimi në “Monitor”, sipas të cilit në programin e mbështetjes për bujqësinë vetëm 40% e fondeve kanë shkuar për fermerët.

Reagimi i Presidentit Ilir Meta

Mosmbështetja e bujqësisë dhe e fermerëve, është e pafalshme dhe rrënja e braktisjes së fshatrave dhe e shpopullimit të vendit. Edhe ato pak fonde “mjerane” të përcaktuara nga buxheti për Bujqësinë dhe që janë 10 herë më pak se fatura, që do t’i paguhet Beçhettit, harxhohen në pjesën dërmuese për spote, konferenca, panaire dhe “kotësira” korruptive. Plot 60 përqind e parave të subvencioneve shkojnë për pagesa jo produktive. Ndërsa vetëm “thërrimet” përfundojnë te fermerët, të cilët të braktisur punojnë dhe prodhojnë me kosto 40% më të lartë se fqinjët në rajon. Prandaj 25 Prilli, është referendum popullor për shumë më tepër para dhe mbështetje për Bujqësinë dhe fshatin.

Programi i “zhvillimit rural” me 2020, 40% e fondeve shkuan për fermerët, 60% të tjera shpenzime

Fondet nga programi i mbështetjes për bujqësinë dhe zhvillimin rural arritën në 3.5 miliardë lekë në vitin 2020, por vetëm 40 për qind e kësaj shume, rreth 1,3 miliardë lekë shkuan si mbështetje direkte për fermerët dhe pjesa tjetër 60 për qind shpenzime korrente dhe te tjera , sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave që u publikuan në një raport Monitorimi për buxhetin e bujqësisë më 2020. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, për vitin 2020 ka shpallur fitues dhe ka disbursuar fondet për 5 496 aplikantë fitues, nga të cilët 963 gra, të cilat përbëjnë rreth 18 % të totalit të përfituesve. Programi i subvencionit u realizua në masën 95% të fondit të programuar për 2020. Ky program buxhetor zuri rreth 35% të totalit të fondeve të MBZHR për vitin 2020. Fondet në mbështetje të bujqësisë u shpenzuan këtë mënyrë. Përveç 1,3 miliardë lekëve që u shpërndanë për fermerët pjesa tjetër prej 2,1 miliardë lekësh, shkoi për organizim panairesh, promocion, këshillim etj. Shqipëria ofron mbështetje më të ulët direkte për bujqësinë në raport me vendet e tjera të Rajonit. Për rrjedhojë fermerët shqiptarë përballen më kosto të larta të prodhimit final të produkteve, proces ky që mban në minimum fitimet e tyre dhe ul konkurrencën në tregjet e huaja.

 Presidenti Ilir Meta: Rama ka importuar banditin nga Astiri në Vlorë për të blerë vota!

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i ka bërë thirrje qytetarëve të Vlorës të refuzojnë e denoncojnë çdo tentativë dhe ofertë për blerje votash. Kreu I SHtetit Ilir Meta akuzoi mazhorancën se ka sjellë në Vlorë “banditin e importuar nga Astiri për blerje votash”. Presidenti deklaroi se do të vijojë të qëndrojë në Vlorë edhe pas 25 Prillit dhe më tej edhe për pushimet verore.

Denoncimi i Presidentit Ilir Meta

Unë i ftoj qytetarët e Vlorës, sidomos të rinjtë dhe të rejat të votojnë më 25 Prill që vendi të rihyjë në shinat e demokracisë që t’i japim shpresë të rinjve dhe të rejave që të jetojnë dhe punojnë në këtë Vlorë të mrekullueshme dhe të refuzojnë dhe denoncojnë çdo ofertë për blerje votash. T’i qëndrojnë fort çdo presioni. Qytetarët e Vlorës të votojnë për kandidatët që luftojnë më shumë korrupsionin dhe jo ata që bëjnë sikur e luftojnë. Kapja e shtetit siç është këtu me banditin e importuar nga Astiri që ka ardhur këtu për blerje votash. Të japim shpresë se do të kemi në Vlorë më të drejtë dhe më të begatë që të marrë frymë lirisht duke i mbajtur këtu forcat e saj. Unë kam vetëm një interes. Vlora e vlonjatëve. Sepse nuk do të doja që këtu të takoja nga Bangladeshi dhe India. Ishim këtu për të nderuar gjakun e atyre që ranë në luftë. Tani ne e dimë kush e ka vrarë shpresën në një formë të re të instalimit të pushtimit. Jam krenar për çdo vlerësim që kam dhënë dhe jap sepse çdo gjë është në bazë të meritës. Për provokimet ordinere, ka një adresë ku mund ta dërgojmë më 26 prill ku do të ketë mundësi të kurohet dhe të shijojë diellin e Vlorës. Unë kam qenë në Vlorë përgjatë aktiviteteve për 100-vjetorin e çlirimit të Vlorës. Ajo është e të gjithëve, aq më tepër e një presidenti që fshati ku ka lindur ka sjellë një çetë. Kështu është kënaqësi, do të vij edhe më shpesh. Ka thirrje publike dhe inkurajim publik të bërë nga kryeministri për vjedhje vote. I keni parë të gjithë. Të fala Gurusë. Vlora e vlonjatëve.