Skënder Rusi/ Janë tjetër gjë

    374
    Sigal

    Kjo botë s’është edhe aq e keqe,

    Duhet të dish si të notosh në të!

    Nuk shkohet ku do ti me varka prej letre,

    Se detet, detet janë tjetër gjë!

    Nuk di seç ndodh po të jemi të dy më vete,

    Një mëngjes i ri mund të lindë,

    që dita s’e nxë!

    Këtu edhe dyert janë plot sekrete,

    Po dritaret,dritaret janë tjetër gjë!

    Kjo botë s’është edhe aq e keqe,

    Çdo ditë e jona ikën,s’kthehet më!

    Këtu edhe gratë janë Perëndi më vete,

    Po burrat,burrat janë tjetër gjë!

    Asnjë s’ka ikur me dëshirë, prej saj,

    Të gjithë e mallkojnë dhe e duan atë!

    Këtu edhe qielli e bën çdo ditë një faj,

    Po njerëzit,njerëzit janë tjetër gjë!

    10 tetor 2013