Skema e sigurimeve, mazhoranca: Nevojë për rishikim, t’i vijë ndihmë fermerëve

    379
    Sigurimi shëndetësor duhet të jetë i ndarë nga sigurimi shoqëror. Deputetja e maxhorancës Klodiana Spahiu e bëri këtë kërkesë në komisionin e Shëndetësisë duke e përcaktuar si një lehtësim për shtresat në nevojë dhe fermerët të cilët nuk kanë mundësi financiare që ti paguajnë njëkohësisht të dyja.
    Një propozim i tillë është mirëpritur edhe nga zv.ministrja Gentiana Sula.
    Gentiana Sula: Ajo që doja të thoja është që ne mund të bëjmë disa përmirësime të vogla për të shpejtuar fluksin dhe dinamikën e procesit, por mund të ketë nevojë për refvormi të thellë skeme.
    Komisioni u përfshi nga diskutimet në lidhje me propozimin për faljen e gjobave për bizneset që nuk kanë paguar sigurimet shëndetësore dhe shoqërore.
    Albana Vokshi: Do merremi me cdo problematike që ndikon tek shtresat vurnerabël, që e kemi pjesë të komisionit
    Klodiana Spahiu: Çfarë problematike? Ju nuk e kuptoni që qytetarët nuk ju dëgjojnë më. Ajde të marrim vesh se çfarë bëhet me këtë projektligj.
    Nga ndryshimi i këtij ligji pritet të përfitojnë rreth 38 mijë subjekte .
    Sigal