Simon Miraka: Do të kërkojmë të drejtën në rrugë demokratike për zgjidhjen e problemeve tona!

    451
    Sigal

    “Ne do të kërkojmë minimalisht dy deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në listat e PD-së, në të kundërt aleanca e 20 viteve me këtë forcë politike do të rishikohet”, kështu ka deklaruar nga Durrësi, drejtori i Institutit të Integrimit për ish-të Përndjekurit Politike, Simon Miraka, i cili mori pjesë në një takim me të ish të përndjekur të Durrësit. “Do të kërkojmë të drejtën në rrugë demokratike për zgjidhjen e problemeve tona dhe synimi i të përndjekurve është bashkimi, sepse ka ardhur koha që në Parlamentin shqiptar të hyjnë direkt nga zgjedhjet parlamentare, përfaqësues të denjë të ish të përndjekurve të Shqipërisë. Ne do të kërkojmë dhe do të imponojmë që në listat për deputetë të jenë edhe të përndjekurit. Kjo arrihet duke bashkuar të gjithë të përndjekurit në një shoqatë të vetme, sepse të përçarë nuk fitojmë asnjë gjë”, tha Miraka i pyetur nga “Telegraf”. Në takimin e zhvilluar në Durrës janë marrë në analizë të gjitha problemet, me të cilat ndeshet pas më shumë se 20 vjetësh demokraci klasa, e cila u përndoq në sistemin diktatorial. “Kemi kontestimet tona përsa i përket Partisë Demokratike, sepse edhe sot e kësaj dite është një numër i madh të përndjekurish që janë të pastrehë dhe nuk kanë përfituar dëmshpërblimet, pasi për këtë klasë është bërë shumë pak, përsa i përket dëmshpërblimit të tyre financiar. “Ligjet janë po nuk zbatohen, mjaft sorollatje pati ligji për dëmshpërblimin, sepse të përndjekurit u detyruan që dokumentet t’i merrnin në institucionet shtetërore dhe t’ja dorëzonin po shtetit, duke u sorollatur. Nuk ka çmim për të ngjallur se ata që vdiqën në kampet e burgjeve famëkeqe, ndërsa në demokraci një pjesë e të përndjekurve kanë mbetur në mjerim dhe varfëri”, tha Miraka. Edhe të përndjekurit e Durrësit, bënë apel të përshpejtohen këstet për dëmshpërblimet, ndërsa rikujtuan, se pas disa muajsh PD, e cila ka qenë mbështetësja e tyre do t’i kërkojë sërish votën kësaj shtrese, por që kushti do të jetë lista me dy emra për deputetë në parlamentin shqiptar. Megjithëse të përndjekurit nuk i bënë të ditur emrat e atyre që duan t’i përfaqësojnë ata theksuan se para se të kërkohet vota e tyre duhet marrëveshje me ish të përndjekurit.

     Kësti i dytë, listë-pagesa e radhës për ish të dënuarit politikë të regjimit komunist

      129 emrat e ish të përndjekurve që përfitojnë dëmshpërblim për këstin e dytë

     Sektori i Pagesave për ish-të përndjekurit politikë, ka nxjerrë listë-pagesën e radhës për ish të dënuarit politikë që përfitojnë dëmshpërblim për këstin e dytë. Gazeta “Telegraf” përkrah 129 emrave po ju paraqet dhe procedurat që duhet të ndjekin përfituesit për t’u paraqitur në bankë për të tërhequr lekët. Sektori i Pagesave për ish-të përndjekurit politikë, bën publike listën e radhës me emrat e ish-të përndjekurve politikë që përfitojnë dëmshpërblim për këstin e dytë dhe personat që përfitojnë dhe që kanë emrat në këtë listë duhet të paraqiten për të marrë masën e shpërblimit. Në radhën e personave që presin të dëmshpërblehen janë ende shumë ish të përndjekur, të cilët pritet të miratohen nga Këshilli i Ministrave.

    Dokumentat që duhen:

    Çdo person që gjen emrin në këtë listë, ai duhet të paraqesë pranë filialit të Ministrisë së Financave këto dokumente:

    – Numrin e llogarisë që ka hapur në bankë;

    – Fotokopjen e kartës së identitetit;