Si pajisen refugjatët me sta­tusin e Azilantit në BE

    823
    Europë/ Lufta e egër në Siri dhe Somali ka shtuar numrin e azilantëve politikë
    Sigal

    Ndërsa qendrat e pranimit të emi­grantëve në Itali, Greqi e Maltë çdo ditë dynden nga emigrantë të paligjshëm, që arrijnë si të munden, shumica duke rrezikuar jetën, rrjeti infor­mativ BBC drejton 6 pyetje kritike dhe of­ron përgjigjet, duke bërë kështu të qartë tek të interesuarit politikën e emigracion­it që po ndjek Europa sot.

     Sa shumë ndikon në Europë sot çështja e emigracionit?

    Për shkak të “Pranverës Arabe”, numri i njerëzve që janë të gatshëm të rrezikoj­në dhe jetën e tyre për të siguruar një shans në Europë nëpërmjet Mesdheut, është i lartë. Sipari u ngrit në vitin 2011, kur me mijëra emigrantë nga Tunizia ar­ritën në Lampeduza, vijuan refugjatët e Libisë, për të shpëtuar jetën nga lufta kundër Gadafit dhe arritëm sot me valën e refugjatëve nga Siria, po për shkak të luftës së egër civile.Paraverës së vitit të kaluar, epiqendra ishin ishujt e afërt të Greqisë me Turqinë, si monopati i afërt drejt Europës. Tashmë edhe ishujt e Ital­isë dheMaltapërballen me të njëjtën çështje shqetësuese. Qeveria italiane thekson se janë 35.085 refugjatë që kanë arritur në brigjet vendase në periudhën janar-tetor të këtij viti, nga të cilët, 73% plotëson kushtet për azilin politik. Kritikë të ashpër kanë pranuar shumë herë qen­drat e pranimit të emigrantëve në Greqi, për shkelje të theksuar të të drejtave të njeriut, po kështu dhe nëMalta. Frontex, Shërbimi Europian për Mbrojtjen e Kufi­jve, bën të ditur se brenda vitit 2012 në vendet anëtare të BE-së kishte 344.928 emigrantë të paligjshëm.

     Si është situata në Mesdhe, kra­hasuar me të tjera pika kalimi drejt Europës?

    Viti 2012 e gjeti rrugën e Mesdheut Perën­dimor, përmes Greqisë, në krye të pikave nga kalonin shumica e refugjatëve dhe emigrantëve të paligjshëm. Konkretisht, janë regjistruar 37.214 raste, ( 51% të numrit të përgjithshëm të kalimeve të paligjshme të regjistruara në gjithë Eu­ropën). Ky numër pësoi ulje në gushtin e vitit 2012, kur shteti grek, në bash­këpunim me Frontex, rritën ndjeshëm masat e sigurisë në pikat kufitare me Turqinë. Kështu, tashmë përdoret më tepër kalimi nga Mesdheu Qendror dhe Italia, me 10.379 kalime gjatë vitit 2012. Së fundi, nga Mesdheu Lindor, Spanja, janë shënuar 6,397 kalime të paligjshme të grupeve emigrante, ndërkohë që Spanja ka fuqizuar shumë kontrollin ku­fitar në bashkëpunim me Marokon.

     Cila është origjina e refug­jatëve?

    Momentalisht, nga Italia kalojnë kryesisht refugjat ngaSiria,Eritreadhe më pak ngaSomalia. Lufta e egër në Siri dhe Somali ka shtuar numrin e refugjatëve që kërkoj­në azil politik, ndërsa azilantët e Eritreas janë njerëz të rinj që nuk duan të kryejnë shërbimin ushtarak të detyrueshëm. Gjatë vitit 2012, numri më i lartë i kërkesave për azil politik në BE ishte nga Afganët, (28,010), në vend të dytë Rusët, (24,285), Sirianët në vend të tretë (21,100), nga Pakistani (19,685), Serbë (19,060) dhe nga Somalia (14,270).

     Si reagon BE ndaj problemit të Emigracionit?

    BE është angazhuar për themelimin e një Sistemi të Përbashkët Europian për Azilin, bazuar në zbatimin e plotë dhe të padis­kutueshëm të Konventës së Gjenevës 1951, detyrat e të cilës ushtrohen nga Komisioni i Lartë i OKB-së. Megjithatë, ligjet dhe zbatimi në praktikë në një kom­pleks prej 28 vendesh europiane, secili me legjislaturën vendase përkatëse janë dy çështje të ndryshme. Në përgjithësi, mbetet në fuqi logjika e “Dublin II”, konk­retisht: i interesuari mund të kërkojë azil vetëm në “vendin e parë” të hyrjes në BE, e cila ka detyrë të shqyrtojë dhe vlerë­soj kërkesën përkatëse. Greqia, në këtë pikë, ka reaguar ashpër, përderisa pozi­cioni gjeopolitik i vendit është i tillë që të jetë në shënjestër të mijëra refugjatëve. Ndërsa, për momentin, Komisioni i BE-së inkurajon qeveritë e vendeve të BE-së të zgjerojnë kontrollet detare për të shman­gur tragjeditë si ato të kohëve të fundit në Lampeduza.

     Si pajisen refugjatët me sta­tusin e Azilantit në BE?

    Kusht bazë është të binden autoritetet e çdo vendi se janë përndjekur nga vendi amë, jeta e tyre është në rrezik dhe se nuk mund të kthehen në atdhe për arsye madhore. Duhet theksuar këtu se janë vënë re mjaft refuzime pa u shqyrtuar me kujdes kërkesa për azil politik, duke shkelur kështu parimin e mos dëbimit (non-refoulement). Sipas rregullores, të interesuarit për azil politik kanë të drejtë rehabilitimi dhe punësimi brenda 9 mua­jve nga momenti që arritën në vendin e BE-së.

     Sa kërkesa për azil pranohen përfundimisht?

    Gjatë vitit 2012, në vendet e BE-së janë depozituar 335.365 kërkesa për azil, me Federatën Gjermane të renditet e para në listën e gjatë dhe të ketë shqyrtuar plot 25% të tyre. Thuajse 75% e kërkesave morën përgjigje negative, nga faza e parë. Nga 25% që morën përgjigje pozi­tive, vetëm 52% u njohën statusin e “ref­ugjatit” që është i vlefshëm për personat e përndjekur ose kërcënohen. Të tjerat, (48%), u klasifikuan si në sistem “mbrojtje të survejuar”, domethënë personat nuk janë të detyruar të kthehen në atdhe përderisa kërcënohet jeta e tyre.  G. A

    ITALI/ Leje- qëndrimi lejon punësimin e mbajtësit dhe do të ndryshojë procedurat e marrjes
     Leja e qëndrimit do të lëshohet, ripërtërihet, brenda 20 ditëve

     Shumë shpejt do të jetë më e lehtë të kuptohet nëse një leje qëndrimi lejon punësimin e mbajtësit dhe do të ndryshojë procedurat e shqyrtimit të kërkesave të flukseve të hyrjes. Ndërsa koha maksimale e parashikuar nga ligji për lëshimin, përtëritjen apo konvertimin e lejes së qëndrimit do të triplikohet. Por nuk është rasti që miliona imigrantë të shqetësohen: më ngadalë se sot nuk mund t’i shqyrtojnë. Rishkruan disa paragrafë të tekstit unik mbi imigracionin Skema e dekretit legjislativ e miratuar më 3 dhjetor nga Këshilli i Ministrave që edhe në këtë rast përvetëson një direktivë evropiane, 2011/98. Ka të bëjë me “Procedurën e njësuar të kërkesave për lëshimin e një lejeje unike që u lejon qytetarëve të vendeve të treta për të qëndruar e për të punuar në territorin e një shteti anëtar ë BE-së”. Në të vërtetë Italia është thuajse në linjë me ato çka kërkon direktiva evropiane. Procedura që sjell në Itali të huajt me flukset mbyllet me lëshimin e një dokumenti që lejon qoftë qëndrimin qoftë punën. Madje, edhe parashikimi tjetër i direktivës, barazia e trajtimit dhe e të drejtave të punonjësve të rregullt me punonjësit italianë, ekziston. Skema e dekretit legjislativ, për të cilin Parlamenti duhet të shprehë vlerësimin e tij, fut gjithsesi disa risi të rëndësishme.Parasë gjithash, parashikon që mbi lejet e qëndrimit që autorizojnë edhe mundësinë e punësimit të mbajtësit të shkruhet “Perm.Unico lavoro” kjo do t’u lejojë punëdhënësve të kuptojnë menjëherë nëse mund të punësojnë një imigrant që ka ardhur në Itali për motive të tjera (si për bashkim familjar, për shembull), por që gjithsesi, sipas ligjit, mund të kërkojë punë. Me përvetësimin e direktivës futen edhe disa norma të tjera që mund të bëjnë bujë. Modikohet neni i Tekstit Unik sipas të cilit “leja e qëndrimit lëshohet, ripërtërihet apo konvertohet brenda 20 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës” dhe kjo kohë ngrihet në 60 ditë. Bëhet 60 ditë, kundrejt 40 që parashikohen nga ligji sot, edhe koha brenda, të cilës Sporteli Unik i Imigracionit duhet të shqyrtojë kërkesën për flukset e të lëshojë autorizimin për hyrjen e punonjësit në Itali. Por sidoqoftë vështirë që këto dy norma të përkeqësojnë situatën. Të ngrejë dorën ai që ka marrë lejen e qëndrimit brenda 20 ditëve.Apopunëdhënësi që ka marrë brenda 40 ditëve autorizimin për sjelljen në Itali të punonjësit. Praktikisht flasim për procedura që. Pavarësisht nga ç’thotë ligji, që nuk zgjasin me ditë, por me muaj në mos vite. Së fundi, dekreti thotë se kërkesat për punësimin nga jashtë “shqyrtohen deri në arritjen e kufirit maksimal të kuotave” të vendosura nga dekreti i flukseve. Kërkesat që mbi këtë kufi mund të shqyrtohen vetëm “nëse ndonjë kuotë do të jetë përsëri në dispozicion”. E mira e normës së fundit është që do të lehtësojë punën e sporteleve unike për Imigracionin. Me të mbaruar kuotat e vëna në dispozicion, do të mund të lënë mënjanë të tjerat pa qenë të detyruar të lëshojnë dhe të motivojnë mijëra mospranime kërkesash. E. Pasca