Shqiptarja në Greqi, shpëton nga përdhunimi falë vajzës 4 vjeçe

    365
    GREQI – Një 51-vjeçare shqiptare që jeton në Greqi ka përjetuar momente dramatike, kur një i panjohur hyri në shtëpinë e saj me kapuç në kokë dhe shotgan. Qëllimi i tij ishte të përdhunonte gruan. Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 22:15 në Paleochori.
    Nën kërcënimin e armës, agresori i ka kërkuar gruas të zhvishet. Shpëtim për 51-vjeçaren është bërë vajza e saj e vogël vetëm 4 vjeçe. Të qarat e saj kanë ndryshuar rrjedhën e ngjarjes.
    Në momentin që i panjohuri dhe gruaja kanë hyrë në dhomën ku gjendej vajza, e vogla ka nisur të qajë dhe bërtasë.
    Agresorin e ka kapur paniku dhe pas kësaj është tërhequr dhe në momentin që po largohej, 51-vjeçarja e ka goditur me një pllakë mermeri. Pasi i ka rënë arma në përdhe, gruaja ka arritur ti heqë dhe maskën.
    Pas denoncimit, autoritetet kanë nisur hetimet për zbulimin e autorit dhe motivet e këtij akti.
    Sigal