Enida Bozheku: Sistemi politiko-administrativ në Shqipëri, meritokracinë e lufton si të keqen e saj

902
Enida Bozheki, ndërpreu studimet në Shqipëri për të vazhduar në universitetin Sapienza të Romës, të cilën e mbaroi shkëlqyeshëm, dhe tani punon avokate në Romë. Në intervistën për gazetën “telegraf” Enisa Bozheku rrëfehet përse zgjodhi të studionte në Itali, sepse “në Shqipëri mundësitë e të rinjve për të realizuar ëndrrat janë inekzistente, pasi, sistemi politiko-administrati vë Shqipëri, meritokracinë e lufton, si të keqen e saj”. 
Përse ju ikët nga Shqipëria dhe ndoqët studimet në Itali?
Zgjedhja e kryerjes së studimeve Universitare në Romë – Itali, në degën e Juridikut, u bë mbas një vlërësimi heterogjen të kohës që do të duhej për të studiuar, mundësive ekonomike për të qëndruar atje dhe mundësive post dipllomimi për punësim, si fillim në Shqipëri dhe në rast moskthimi në Atdhe, në Itali. Italia ishte vendi ideal për të marrë më të mirën e njohurive juridike. 
Sa janë mundësitë në Shqipëri që të rinjtë pas studimeve universitare dhe akademike të përparojnë dhe të konkretizojnë ëndrrat e tyre?
Shqipëria është vend me ambicje të mëdha, por punëpak. E përkthyer do të thoja që mundësitë e të rinjve për t’u realizuar janë të pakta, për mos thënë shumë herë inekzistente. Talenteve shqiptare në të gjitha fushave ka një tendencë të mbylljes së dyerve, në vend të tyre preferohen militantët partiakë, ose individë lehtësisht të manipulueshëm apo “kërcënueshëm”. Mendoj që faktorin “sulm” ndaj dijes e vuajnë nga pak të gjithë intelektualët e mirëfilltë shqiptarë.
Përse në Shqipëri të rinjtë nuk mund të përparojnë në bazë të meritokracinë?
Problemi i meritokracisë në Shqipëri është i lidhur ngushtë me korrupsionin dhe “egozimin tipik shqiptarë”. Eksperienca e këtyre viteve të fundit, në veçanti, na mëson që sa më në kaos dija dhe individi i profesionalisht i formuar, aq më shumë përfitim kanë të paaftët, intrigantët dhe ata subjekte që dinë të njohin më shumë artin e servilizmit, në vend që të këmbëngulin tek investimi në punë. Shembulli i paaftësisë së kuadrove të përzgjedhur në mënyrë klienteliste apo e mbi të gjitha partiake janë shembuj të prekshëm nga të gjithë ne. Meritokracia, në Shqipëri, nga sistemi në tërësinë e tij, mendoj se shihet si një “e keqe” që duhet luftuar. I zoti, i përgatituri profesionalisht, kushdo që ka diçka për të dhënë nga vetja në të mirë të komunitetit, shihet si armik dhe si pasojë ai duhet neutralizuar e goditur me çdo formë. Ajo çka vë re si forma më e preferuar për të shkatërruar intelektualët e brumosur shqiptare është teoria e indiferencës dhe harresës. Përgjithësisht mjafton mosdhëniea e vlerësimit meritokrat, për t’i dhënë vdekjen sociale individëve të aftë dhe profesional. 
Ju pas mbarimit të studimeve pasuniversitare ku punoni?
Aktualisht ushtroj profesionin e avokates në rrethin e Romës – Itali, si dhe mbaj titullin Avokat në Republikën e Shqipërisë, edhe pse në Shqipëri profesionin e ushtroj në mënyrë pasive. Baza ime e aktivitetit të përditshëm profesional mbetet Roma.
Keni menduar ndonjëherë që të ktheheni në Atdhe e të punoni këtu?
Para disa vitesh bëra një tentativë për t’u kthyer në atdhe, jo për të qëndruar gjatë, por për të dhënë një kontribut – idealist, në përmirësimin e sistemit të drejtësisë si dhe atë të mësimdhënies. Përgjigja që m’u dha ishte shumë groteske, aq sa e mora me sportivitet. Një drejtor i madh në eliminimin e kandidaturës sime, më tha: Vajzë jeni shumë e kualifikuar për Shqipërinë, ende s’kemi nevoj per ju! Ishte përgjigja me e buzagaz ndjellëse që kam dëgjuar në jetën time. 
Sa herë ktheheni në Shqipërim a shikoni ndryshim dhe ku?
Në atdhe minimalisht kthehem dy herë në vit, jo më aq për të kryer pushimet, se sa për të kryer punë që mund të më kenë lindur gjatë kohës dhe ajo çka vë re është një rrënim për herë e më shumë, që nuk ka nevojë të shihet tek rruga e pashtruar, apo tek plehrat e pambledhura, por që lexohet në syte e fikur të shqiptarëve. Gjithsesi, në disa gjera, impakti i parë duket sikur të ketë ndryshime për mire, p.sh sheh polici nëpër rrugë, palma të vendosura andej – këndej, por mbasi kalon ditën e tretë kupton që njerëzit nuk kanë nevojë për salltanete propagandistike apo aparente, por për të ditur që kanë vërtet një polici që i mbron dhe nje shtet që kujdeset për ta. Nuk e di pse, por shumë shpesh më duket sikur populli im, bashkëmoshatarët e mi, kanë humbur shpresën. Kjo është e trishtueshme!
Ju shikoni që bëhen ndryshime të tilla që vërtet Shqipëria plotëson standarte demokratike sa të bëhet anëtare e barabartë me demokracitë europiane?
Shqipëria ka një rrugëtim shumë shumë të gjatë e të mundimshëm përpara saj. Ajo është ende shumë shumë larg standarteve minimale europiane. Kjo, për ta lidhur edhe me pyetjen mbi meritokracinë, ndodh pikërisht për faktin se shqiptarët në përgjithësi dhe politikanët tanë në veçanti, ende nuk kanë kuptuar që të vlërësosh mendjen do të thotë të “mbretërosh gjatë”. 
Në çkuptim mbretërosh gjatë?!
Le të sqarohemi: Politikanët të cilët investojnë tek formimi i brezave në mënyrë specifike dhe që i japin atyre vendin e duhur në shkallën hierarkike të drejtimit të vendit, kuptohet që do të korrin meritat e sukseseve te tyre, pasi ata do jenë në linjë të parë. Kur politikanët për hir të votave të ndara në preferenca partiake, sa herë që ka rrotacione politike heqin njerëzit nga puna pa i garantuar minimalisht mbrojtjen ligjore dhe i zëvendësojnë me subjekte partiake, kuptohet që niveli i shtetit bie, pasi sa here ndërrohen qeveritë, ndërrohen dhe profesionistët. Është pak si ajo shprehja shqiptare: ”Ndërrohet administrata, ashtu siç mbreti ndërron gratë”. Personalisht mendoj që nëse do te kishim një politikë pune nxitëse, investimi në më të mirët e brezave tanë dhe dhënien e mundësisë së këtyre forcave që të japin më të miren e formimit tyre, atëhere edhe vetë shteti do të kishte përfitim. Të antarësohesh në BE do shumë punë, teknik super të kualifikuar dhe një vullnet të hekurt për të ndjekur rrugën e ligjshmërisë. Aktualisht Shqipëria nga ana ligjore, hiq copy paste të direktivave apo rregulloreve të BE, nuk ka dhënë rezultate konkrete në fushën e drejtësisë. Ne kemi ende nje sistem drejtësie, që mendoj është baza e një shteti dhe ardhmërisë së demokracisë së tij, tejet të kalbur, të korruptuar dhe me mungesë të theksuar njohje të ligjit dhe aplikueshmërisë së tij të drejtë. Shkurt mungon vullneti politik për të bërë një Shqipëri vërtet europiane. Të marrësh pjesë në BE do të thotë të plotësosh standartet si në drejtësi, arsim dhe shëndetësi, shtyllat e një shteti, e më pas të kalosh tek infrastruktura dhe industria. Drejtimi per hyrjen në BE nga ana teorike është marrë, nga ana praktike jo. E them me bindje këtë pasi, të hysh ne BE do stafe të kualifikuar njerëzish që i dedikojnë mish e shpirt këtij qëllimi, por në të vërtetë personalisht shoh se kuadrot më të mirë që ne kemi, intelektualët – profesionistët jashtëzakonisht të zotë, janë lënë rrugëve dhe nuk gjenden në ballë të shtetit. Kjo nuk është e drejtë!
Nëse keni kontaktë me bashkëshoqet e shokët bë Shqipëri ata si ndihen këtu? A janë optinistë për të ardhmen e tyre në Shqipëri?
Nga komunikimet që kam me miqtë, vë re një pakënaqësi të përgjithshme, një “gjendje depresive kumulative”. Të rinjtë vinjë me zell e pathos për të bërë më të mirën, për të dhënë vetveten, por kur shohin që puna e tyre nuk ka vlerësim, mundi e djersa e tyre shkon kot, edhe ata humbin gëzimin e jetës, shpresën tek e ardhmja dhe bien në gjumin letargjik të apatisë. Ne kemi një popull të ri në moshë, por të plakur në shpirt!
Sigal