Shkodër/ Breshëri automatiku në drejtim të një lokali, nuk ka të lënduar

392
Disa persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një lokali në katin e parë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës rreth orës 20:30 në lagjen Vekashar të Shkodrës. Sipas policisë nga të shtënat nuk raportohen të lënduar por vetëm dëme materiale.
Policia që mbërriti në vendngjarje nisi hetimet ku po merr në pyetje personat që ndodheshin në lokal, pasi dyshohet se shënjestra ishin ato. Si prove materiale janë gjetur gëzhojat e plumbave. Po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
Sigal