Reshje dhe përmbytje në zonat veriore dhe verilindore të vendit – paralajmërimi i Ministrisë së Bujqësisë

    60

    Ministria e Bujqësisë ka paralajmëruar
    përmbytje në zonat veriore dhe verilindore të vendit.

     

     

    Në bazë të parashikimeve nga shërbimet
    meteorologjike në vend, ditën e hënë dhe të martë parashikohen reshje të
    dendura shiu në zonat veriore dhe verilindore te vendin, te cilat për pasoje
    mund të krijojnë probleme ne zonat e ulëta si Lezha e Shkodra.

    Nisur nga këto parashikime
    Ministria e Bujqësisë i ka kërkuar Bordeve te Kullimit dhe strukturave te tjera
    qe te jene ne gatishmëri, të mbajnë në gjendje pune dhe nën monitorim të
    vazhdueshëm hidrovoret, argjinaturat dhe të kenë në gjendje punë të gjithë ekskavatorët.

    Po ashtu, i është kërkuar edhe
    -së që të merren masa për furnizimin pa nderprerje me energji elektrike të
    hidrovoreve në zonat e ulëta ndërsa ka vënë në dijeni edhe Shtabin e
    Emergjencave dhe kryebashkiakët e zonave të ulëta për situatën qe mund te
    shkaktohet nga reshjet e shiut dhe masat që janë ndërmarrë për te përballuar
    këtë situata te pazakonte të reshjeve që pritet të bien në ditët në vijim.

    Vetëm gjatë muajve të fundit me
    dhjetëra banesa dhe qindra hektarë tokë në qarkun Lezhë janë përmbytur disa
    herë si pasojë e reshjeve intensive.