Qendrat kurative termale të Shqipërisë dhe kohët moderne

    613
    Sigal

    Ky burim termal, që përfshihet në juridiksionin e ‘Hotel Boçit’, del nga shkëmbi dhe është një nga më modernët e këtij lloji në Shqipëri

    Dihet se ujërat termale burojnë nga thellësia e tokës ku marrin kontakte me llavën e vullkaneve, pra vijnë nga zemra e tokës drejtë sipërfaqes, duke çliruar energjinë e grumbulluar në atmosferë dhe ujërat mineral shumë të vlefshëm për kurimin e sëmundjeve të ndryshme. Shqipëria është e pasur me burime termale, ku më të përmendurat janë ato të llixhave të Elbasanit dhe ato të llixhave të Peshkopisë. Ka pasur edhe llixha në Selenicë të Vlorës, por u përmbytën nga Lumi Vjosa vite më parë dhe u zhdukën në labirintet e tokës. Llixhat e Shqipërisë janë një pasuri e madhe kurative e trashëguar ndër vite, por që pas viteve ‘90 kanë marrë një zhvillim dhe modernizim në përshtatje të kohëve që jetojmë. Po ndalemi tek Llixhat e Elbasanit. Llixhat e Elbasanit ndodhen 10 km larg qytetit të Elbasanit. Këto llixha janë të njohura që në periudhën e lashtësisë për efektet e tyre të veçanta kuruese. Efekti i tyre kurues vjen falë përqendrimit të lartë të acidit sulfurik, që i bën këto ujëra ndër më të njohurat në këtë rajon, të cilat kanë marrë përpjesëtime të mëdha vitet e fundit, ku veç vendburimeve të vjetra janë hapur dhe vënë në shërbim të qytetarëve edhe shumë vendburime të reja. Po ashtu, veç objekteve hotelerike të trashëguara nga koha e monizmit, janë ngritur hotele dhe restorante të reja me të gjitha kushtet bashkëkohore në shërbim të pacientëve. Një pjesë e konsiderueshme e popullatës në Shqipëri vuan nga sëmundjet reumatizmale, ndërkohë që ka shtetas dhe kryesisht moshat e treta, që janë frekuentuesit e rregullt të llixhave të Elbasanit. Pa pasur frikë se po bëj reklamë për ndonjë prej hoteleve akomoduese të llixhave të Elbasanit, po ndalem tek njëri prej tyre, dhe konkretisht tek “Hotel Boçi”. Ky burim termal, që përfshihet në juridiksionin e Hotel Boçit, del nga shkëmbi dhe pikërisht aty është ngritur edhe “Hotel Boçi”, një nga më modernët e këtij lloji në Shqipëri, i cili ka krijuar kushtet optimale për të gjithë ata që e frekuentojnë atë. Të bie në sy rregulli dhe pastërtia perfekte e këtij hoteli, mobilimi i dhomave të të cilit është bërë kundrejt principeve moderne të shërbimit dhe akomodimit të pacientëve. Po ashtu, shërbimi i kuzhinës është në standarde të larta dhe mjaft i kënaqshëm për frekuentuesit, të cilët gjejnë aty gatimet tradicionale shqiptare, shumëllojshmërinë e tyre dhe bollëkun e shijeve BIO. Veç këtyre, mjedisi përreth të fton në një shplodhje romantike pushimi dhe argëtimi, përshtatur për qendra të tilla kurative. Por ajo që ja vlen të ndalemi posaçërisht është shërbimi spitalor, që kryhet në këtë hotel nga një ekip mjekësh të specializuar, kujdesi i të cilëve zë vendin e parë në shërbimin ndaj pacientëve. Kura me ujërat termale në vaska të posaçme, kura me baltën si gjalpë dhe mbikëqyrja e të gjitha këtyre nga një ekip mjekësh profesionistë, e bënë ‘Hotel Boçin’ nga më të preferuarit në të gjithë vendin. Në këtë qendër kurohen shumë sëmundje të aparatit lokomotor si: sëmundjet reumatike inflamatore, spondiliti ankilozat, atriti reumatik, osteoartritet, atrofitet muskulore, mialgji. Po ashtu në këtë qendër kurohen edhe sëmundje të sistemit nervor, sëmundjet e lëkurës, sëmundjet endrokine, sëmundjet gjinekologjike, sëmundjet e sistemit gastro-intestinal, sëmundjet e sistemit respirator, sëmundjet ortopedike dhe gjendjet post-traumatike. Veçojmë terapinë me baltë (fangoterapi), e cila ka efekte shumë pozitive antireumatizmale dhe ndihmon në rigjenerimin e lëkurës së trupit e të fytyrës, gjithashtu ndihmon në zhdukjen e tensioneve muskulore. Llixhat e Elbasanit kanë një histori mitike dhe janë frekuentuar nga mbretër dhe perandor qysh në lashtësi, ndërkohë që gjatë viteve të monizmit aty shkonin edhe politikanët e kohës për kurim. Sot këto llixha dhe veçanërisht “Hotel Boçi” janë vende paqësore ku njerëzit gjejnë rehatinë fizike dhe shpirtërore dhe kurojnë sëmundjet reumatizmale dhe ku të pret dhe të shërben një staf i specializuar me drejtor Tekiun e Lefterinë, kuzhiniere Shkëndia e doktoreshë Mozën.

    -Llixhat e Elbasanit ndodhen 10km larg qytetit të Elbasanit. Këto llixha janë të njohura që në periudhën e lashtësisë për efektet e tyre të veçanta kuruese.

    -Efekti i tyre kurues është falë përqendrimit të lartë të acidit sulfurik që i bën këto ujëra ndër më të njohurat në këtë rajon.

    -Hoteli është pozicionuar në një ambient që ofron relaks dhe qetësi.

    -Trajtimi në hotelin tonë ofrohet nga personel mjekësor i kualifikuar.

    -Banjat termale ofrohen në ambiente higjienike të shoqëruara nga specialistë.

    -Ne ofrojmë terapi me baltë (fangoterapi), e cila ka efekte shumë pozitive anti-reumatizmale dhe ndihmon në rigjenerimin e lëkurës së trupit dhe të fytyrës, gjithashtu ndihmon në zhdukjen e tensioneve muskulore.

    -Ne ofrojmë kuzhinë të pasur tradicionale me ushqime të shëndetshme BIO. Në kohën e lirë ju mund të vizitoni barin dhe ambientet shplodhëse.