Punësimi sezonal, Greqia s’pranon më shqiptarët, 200 kthehen në kufi

    406
    Kufiri me Greqinë në pikën e kalimit të Kapshticës sërish është paralizuar, ndërsa shkaku që ka çuar palën greke të mbyllë dyert për shqiptarët duket se është punësimi sezonal.
    Pavarësisht se prej vitesh punësimi i qytetarëve shqiptarë në sezonin e vjeljes së ullinjve, qershisë dhe pjeshkës i ka shërbyer shtetit grek për shkak se nuk mund t’i përballonin vetë punët e bujqësisë, tashmë duket se janë të panevojshëm, pasi hyrja e tyre në shtetin grek ndalohet që në kufi.
    Qindra qytetarë shqiptarë, të cilët prej vitesh mbijetojnë me punën e krahut në sezonet e mbledhjes së prodhimeve bujqësore dhe pemëtarisë, janë duke u bllokuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. 
    Në 24 orë pala greke ka kthyer të paktën 200 qytetarë shqiptarë të cilëve u ka kërkuar që të kenë me vete shuma marramendëse lekësh si garanci për qëndrimin e tyre ose garanci origjinale prej personave që i presin, ndryshe nga vitet e tjera, kur pavarësisht se parashikoheshin në ligj, këto kritere anashkaloheshin.
    Përpos kthimeve të udhëtarëve, në territorin grek janë krijuar edhe radhë të gjata automjetesh si pasojë e sporteleve të pakta dhe punës me ritme të ngadalta të punonjësve grekë.
    Sigal