Provimi i shtetit për mjekët, në 23 mars. Ja 118 kandidatët

    379
    Agjencia Kombëtare e Provimit (AKP) bën me dije të gjithë kandidatëve aplikantë për provimet e shtetit për profesionin e rregulluar të mjekut, se: “Provimi i shtetit në profesionin e rregulluar të mjekut do të zhvillohet në datën 23.03.2015”. Provimi i shtetit do të zhvillohet në godinën e AKP-së me adresë: Rruga: “NaimFrashëri”, Nr. 37, Tiranë.
    Kandidati duhet të paraqitet në AKP 40 minuta, para fillimit të provimit të shtetit. Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me: letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal); kopje të Kartë ID ose Pasaportë; faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të AKP në një
    bankë të nivelit të dytë/postë (sipas faturës për arkëtim të publikuar në faqen
    zyrtare të AKP) sipas herës së pjesëmarrjes; në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati të paraqesë certifikatën përkatëse që vërteton këtë ndryshim.
    Për paraqitjen në qendrat e provimit kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e
    mëposhtme: 1. Ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të
    komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter skualifikimi; 2. Ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit; 3. Ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit. Gazeta “Telegraf” boton listën e 118 kandidatëve/mjekë që do të marrin pjesë në provim në datën 23 mars, të cilët, duhet të verifikojnë emrin, atësinë, mbiemrin, si dhe datën e orën e provimit. AKP njofton të gjithë kandidatët se “në rast pasaktësie në të dhënat e paraqitura, lutemi të kontaktoni në adresën: [email protected] si dhe të njoftoni përpara se të hyni në ambientin e provimit”.

    Klikoni më poshtë për të hapur listën e kandidatëve për provimin e shtetit

    Sigal