Prof. Dr. Hazbi Shehu/ Perspektiva për naftë dhe gaz në vendin tonë Shqipëri

    564
    Sigal

    (Për rajonet konkrete)

     Qëllimi i jetës sime nuk kanë qenë postet, as pasuria, por pasioni për profesionin e gjeologjisë dhe kënaqësia që ndjeja për naftën që nxirrej nga vendburimet e reja të zbuluara e veçanërisht nga projektimi i puseve të temave ku unë isha autor; sepse të ardhurat e fituara do të ndihmonin ekonominë e vendit dhe popullin tim.

    Kompanitë e huaja po kryejnë shpime për kërkimin, dhe zbulimin, e vendburimeve të reja të naftës në rajonet, që kemi përcaktuar dhe projektuar ne specialistët e Institutit Gjeologjik të Naftës dhe të Gazit me qendër në qytetin e Fierit. Ata nuk e njohin gjeologjinë e vendit tonë, sepse nuk kanë kryer studime gjeologjike, por kanë marrë studimet tona gjeologjike, dhe vendet ku ne specialistët e Institutit Gjeologjik të Naftës kemi projektuar puset nga drejtuesit e qeverise sonë. Unë, autori kryesor së bashku me kolegët e mi Prof. Dr. Ali Mema (Ing. Gjeofizik), etj., kemi projektuar puset në brezin e Beratit dhe konkretisht në rajonin e Shpiragut ku kompanitë e huaja janë duke shpuar.  Puset tona shpuan deri në thellësinë rreth 3530m. Sondat tona nuk mundën të shponin më thellë për arsye të kapacitetit tyre.

    Unë kreva studimet në shkollën e mesme dhe të lartë me bursë në një kohë prej 9 vjetësh në Tiranë; në sajë të taksave që pagoi populli im i shumëvuajtur Shqiptar. Si rrjedhojë unë nuk kam të drejtë t’i shes rezultatet e punës sime 48 vjeçare, sepse ato i takojnë vendit dhe popullit tim Shqiptar; prandaj po botoj rajonet konkrete perspektive për naftë dhe gaz që të njihen të gjithë qytetarët e vendit tim Shqiptar.

    -Rajonet konkrete perspektive për naftë dhe gaz:

    A. Strukturat karbonatike të mbuluara nga flishi:

    Rajone të shkallës së parë:

    1. Amantia thellësia e pritshme rrethe 3000 metro

    2. Vlora me katër blloqe tektonike.  Thellësitë e pritshme rreth 4500m; 4000m; 4500m dhe 5000 metro

    3. Treblova.  Thellësia e pritshme rreth 1500 m

    4. Rexhepaj.  Thellësia e pritshme rreth 1800m

    5. Brezi i Beratit.  Rajoni i Shpiragut.  Thellësia e pritshme 4500-6000m

    6. Dumreja.  Thellësia e pritshme 5500-6000m

    -Rajone të shkallës dytë:

    1. Vrioni.  Thellësia e pritshme rreth 4500m

    2. Rusian.  Thellësia e pritshme rreth 3500m

    3. Picar-Kardhiqi me tre blloqe.  Thellësia e pritshme rreth 2800m; 3000m dhe 2500m

    4. Perati.  Thellësia e pritshme rreth 1000m

    5. Rradhima.Thellësia e pritshme rreth 4000m

    6. Ramica.  Thellësia e pritshme rreth 2500m

    7. Bolena.  Thellësia e pritshme 3500-4000m

    8. Borshi Verior.  Thellësia e pritshme rreth 6000m

    9. Sevasteri me dy gungëzime.  Thellësia e pritshme rreth 3000m dhe 3500m

    10. Vagalati.  Thellësia e pritshme 4000-4500m

    11. Paper.  Thellësia e pritshme rreth 5500m

    12. Rova.  Thellësia e pritshme rreth 5500-6000m

    Rajone të shkallës së tretë:

    Prongji, Ardenica, Dragoti, Pajuni, Peshtan, Galigati, Kozani Verior, Petrela, Mëzezi, Rodoni, Butrinti.  Më pak të njohura: Orikumi, Shushica, Elbasani, Shijani, Spiteni, Hajmeli, etj..

    B. Nafta e lidhur me shtresat ranore:

    Rajone të shkallës së parë:

    Zgjerimet në vendburimet e njohura: Kuçove, Marines-Kolonjë dhe Pekisht-Muriz.

    Rajone të shkallës së dytë:

    Monoklinali Cakran-Ardenice nën mbihypjen e kripërave dhe rajoni i Pekishtit.

    Rajone të shkallës së tretë:

    Zona e Ishmit.

    Gazi i lidhur me shtresat ranore:

    Të vazhdojnë kërkimet në vendburimet e njohura: Divjake, Frakull dhe Povelçe.  Perspektivë konsiderohen dhe rajoni i Semanit, Durrësi, Kepi i Rodonit, etj.

    C. Për rajonet detare

    Nga të dhënat e deritanishme perspektiva nën ujërat detare është e lidhur me strukturat karbonatike dhe me ranoret në thellësi rreth 6000m dhe me thellë.

    Për ti përcaktuar konkretisht strukturat naftëgazmbajtëse është e domosdoshme të kryhen punime gjeofizike.

    D. Për të përcaktuar strukturat perspektive naftë dhe gazmbajtëse në zonën tektonike të Krujës dhe më në lindje duhen kryer punime gjeofizike.