Prof. Assoc. Proces. Doc. Dr. Ilia Larti: Në kërkim të vetvetes (Identiteti)

    558
    Ndjesia e vetvetes nuk lind me ne, por zhvillohet gradualisht, edhe në bazë të eksperiencave. Neurologët i kanë gjetur madje “një vend në tru”, ndjesisë së vetvetes ndaj ajo dhe është shumë e ndjeshme, sa arrin dhe të sëmuret.
    Kush jam unë? Kush janë të tjerët? A do to provojnë atë çka unë provoj, “po” apo “jo”? Në këtë mënyrë na bie të ndeshemi me një mekanizëm shumë të rëndësishëm, mjaft themelor për mbijetesën në ambientet familjare, shoqërore e më tej: kjo në tërësinë e vet ka të bëjë me strukturimin e identitetit. 
    Çfarë është identiteti? 
    “Identiteti është ai që na lejon te dallohemi nga te tjerët”, thotë Açursio Gennaro, profesor i Psikologjisë së Personalitetit në Universitetin La Sapienza në Rome. “Është pjesa me vitale dhe solide qe ne kemi, ku bashkerijedhin nevojat dhe pritshmëritë tona, është gjithçka që na lejon të zhvillojmë mënyrën tonë e të të qenit, në unikaltetin tonë”. Identiteti është i përbëre nga shume komponentë që, nëse duam ta thjeshtësojmë, mund t’i ndajmë në tre tipologji: një identitet fizik (trupi im, fytyra ime, pamja ime), një identitet social (çfarë pune bej dhe çfarë shkolle mbaroj, familja prej nga vij, shteti dhe qyteti që i përkas, por edhe niveli im kulturor dhe kredoja ime fetare), një identitet psikologjik (karakteri im, personaliteti im). 
    Të gjithë mund të modifikohen me kalimin e kohës, duke ndikuar:
    ngjarjet e jetës 
    mendimet 
    arsimimi 
    Të gjitha këto sëbashku na transformojnë në menyrë të vazhdueshme. Një transformim që ka edhe një të ngjashmin e tij biologjik: Çdo eksperiencë prodhon lidhje to reja cerebrale, të cilat plazmojnë personalitetin dhe përcaktojnë sjelljet e ardhshme te secilit prej nesh.
    Ne që të gjithë perceptojmë në mënyrë koherente, ndaj dhe dallojmë mirë nga njëri-tjetri me kufij mjaft të përctaktuar qartë. Kjo është pika jonë konstante e referimit, që lejon të: 
    formulojmë mendime
    riorganizojmë përvojat dhe emocionet
    veprojmë me vetëdije 
    Pra këto na bëjënë të pohojmë: Unë jam diçka ndryshe nga të tjerët. Mund të arrij të identifikohem me të ngjashmit e mi, mund të arrij të afrohem me ta deri në atë pikë sa të provoj edhe emocionet e tyre si, duke qarë dhe gëzuar bashke me ta, por identiteti im mbetet i shquar qartë dhe në asnjë moment nuk mendoj të jem “të tjerët’. 
    Lindja e sensit të vetvetes 
    Hapin e parë për të qenë vetvetia e kemi bërë në vitet e para të jetës, duke mesuar të njohim trupin tonë, falë feedbac-kut ndjesor që vjen nga lëkura, nga organet e brendshëm dhe nga artikulimi që iu kemi bërë atyre jemi bërë të vetdijshëm për ndjesi fizike si: dhimbja, temperatura gjendja e keqe, mirëqenia e organizmit tonë, perveçse për pozicionin e trupit tonë në hapesirë.
    Hapi tjetër ka qenë identiteti mendor. Si gjë e parë, kemi mësuar të njohim veten në pasqyrë (zakonisht në moshën një vit e gjysmë). Në moshën 2-vjeçare kemi qenë në gjendje të flisnim në vetën e parë, dhe tre vjeç mundeshim të përshkruanim çfarë ndjenim Por gjithësesi deri në atë moshë, në botën tonë ekzistonim vetëm ne. Në fakt, vetëm në moshën 4 vjeç kemi kuptuar për herë të parë që ekzistojnë “të tjerët”, por me gjendje emotive dhe mendimet e tyre, të ndryshem nga ata.
    Një moment kyç per zhvillimin e identitetit është kur fëmija meson që “unë jam unë, por nuk jam ti, dhe ti je ti, por nuk je unë”. “Ky është një moment shumë delikat”, cilëson Gennaro. “Fëmija, që me prindërit ishte një gjë e vetme, fillon të ndahet dhe diferencohet, me objektivitetin për të arritur një autonomi dhe pavarësi të tijën. Por në rritje e sipër ai do t’ia dalë mbanë, përmes pervojave të përditshme emocioneve, konflikteve. Por mbi te gjitha përmes marredhënieve me të tjerët”.
    Identiteti është një proces që vazhdon deri në fund të jetës së njeriut 
    Në fakt, identiteti strukturohet dhe konsolidohet nëpërmjet kontaktit me njerëzit. Në fillim me prindërit dhe me pas me bashkëmoshatarët, shokët e shkollës dhe shokët e lojës. “Ne këtë faze është e rëndësishme që fëmija të shfrytezojë realitetin e jashtëm: në marrëdhëniet me të tjerët, domethënë me jetën që ai prek e ndjen, duhet të ndihet i lirë të ndërveprojë, të luajë, të ndryshojë gjërat e tijë.”, shpjegon Gennaro. “Nese fëmija nuk ia del mbanë, nëse mbetet një spektator pasiv, te ai do të zhvillohet një identitet i dobët. 
    Madje ky fëmijë mund ta perceptojë botën e jashtme si të dëmshme dhe kanosëse: në rastin më të mirë do të zhvillojë një personalitet shumë introvers, ose në rastin më të keq të ndjejë një trishtim mjaft depërtues në botën e tij të brendëshme. Kjo gjë vlen sidomos për ata fëmijë kur rriten dhe hynë në adoleshencë, e cila është një moshë edhe më delikate, në të cilën identiteti i tij përforcohet, por në të njëjtën kohë ai vihet edhe para provës. Në fakt, në këta vite të zhvillimit të ndjesisë së unit mund të pësojë goditje deri frenuese, për shkak të streseve, të cilëve iu nënshtrohet një i ri: përveçse ka të bëjë dhe me ndryshimet fiziologjike të pubertetit (mjekra që rritet, zëri që trashet, apo në rastin e vajzave që iu rritet gjoksi etj.), që e detyrojnë të verë vazhdimisht në diskutim pamjen e vet trupore, në këtë mënyrë adoleshenti ndihet “i goditur” nga të gjitha anët. “Nga njëra anë janë prindërit, që e shohin në një mënyrë të caktuar dhe që kanë pritshmeritë e tyre, nga ana tjetër është mënyra si e sheh atë bota e jashtme si: miqtë, profesorët, por edhe shoqeria”, sipas psikologëve “Te dy këto perceptime mund të hyjnë në konflikt me imazhin që vetë i riu apo e reja ka për vetveten, sigurisht ende në embrion, por që gjithsesi dhe pikërisht në këtë faze të jetës mund të zhvillohet lirisht”. Por duhet pranuar se kjo është aspak e lehtë Në këtë kontekst duhet të pranojmë se për zhvillimin e identitetit, adoleshenca është mosha më e vështirë. “Aq më shumë në kohët e sotme, kur kultura kolektive vërtitet përreth vlerave narciziste si sukses televiziv dhe afirmimi ekonomik, është pothuajse e pashmangshme që të rinjtë të futen në krizë identiteti”, sipas komenteve të Gennaros: “Janë të çorientuar, ndihen në koflikt të thellë në modelet që u propozohen, duke qenë se janë të paarritshëm dhe fiktivë”.
    Marrëdhëniet me bashkëmoshatarë duke përdorur me vend Etiketë ndikojnë në formimin dhe emancipimin e identitetit
    Në kërkim të një identiteti të qëndrueshëm, adoleshentët janë të prirur që të kerkojnë siguri dhe garanci, ku vendi i parë të cilët i gjejnë është grupi i bashkëmoshatarëve. Grupi përpunon parime, kode solidariteti, vlera ideale për të uniformizuar sjelljen si dhe për të vlerësuar me pas sjelljet e te tjerëve. Është e lehtë që në këtë moment, me shume se në çdo moment tjeter, të verifikohet fenomeni i “etiketave”. Këto shërbejnë për të thjeshtësuar ndertimin identitetit te të tjerëve. Por adoleshenti me tu futur në botën e te rriturve, etiketat braktisen, se ka mjaft paragjykime komplekse dhe të artikuluara, duke i qyajtur si çuna apo vajza “mamaje”, që janë në diktakt të familjes, që s`janë të lirë e sikur duan të duken si më qytetarë dhe të edukuar etj. Pra, nga etiketat kalohet te “biografitë”. Pra në të njëjtën kohë kalohet dhe në përcjelljen e autobiografisë.
    Truri “autobiografik”
    Një eksperiment ka treguar që kur shohim një fotografi te vetvetes (por jo kur shohim një fotografi të një personi tjetër), aktivizohen zona të caktuara të trurit, që korrespondojnë me vendin që zë në tru sensi ynë i identitetit. Këto zona ndodhen në hapësirën e trurit që lidhet me emotivitetin dhe në korteksin ballor (pak a shumë mbrapa syve tanë), ku ndodhet qendra e gjuhës. Për të forcuar identitetin tonë, kemi nevojë që “ta rrëfejmë” (jo domosdoshmërish të tjerëve: është e rëndesishme edhe t’ia tregojmë me mendje vetvetes), në mënyrë që të krijojmë një autobiografi personale. Kjo na shërben për të vlerësuar eksperiencat tona dhe me pas për t’i përpunuar në një njësi koherente që na shërben për veprimet tona. Për këto elaborime janë shumë të rëndësishme, përveç aftësive gjuhësore, edhe kujtesa e lokalizuar në hipokampus, si dhe zona të tjera të korteksit ballor që qëndrojnë në themel të proceseve vendimmarrëse.
    Një filtër për të qenë më mirë
    Për çfarë shërben të kesh një identitet solid? Në këtë aspekt siç thotë David Eagleman, neuroshkencëtar në Baylor College në Houston, mendja jonë krijon realitetin e saj, pra nuk kufizohet që ta regjistrojë ate në mënyrë pasive. Pra, ashtu si e perceptojmë ne botën nuk është një realitet i vërtetë, por një fryt elaborimi kompleks që na lejon të jetojmë më mirë. As edhe kujtimet tona nuk i përgjigjen realitetit. E njëjta gjë vlen për identitetin: të bëhesh vetvetja është një proces shume kompleks, që përfshin përshtatjen me botën e jashtme (me modelet e saj të sjelljes) dhe me botën e brendshme (që mund të jetë në kontrast me atë çfarë të tjerët presin prej nesh dhe që ka nevojë për kohë dhe për energji që të kuptohet deri në fund). Rezultati përfundimtar i këtij oshilacioni mes rregullave, pritshmërive sociale dhe botës së brendshme është IDENTITETI. Megjithatë, nëse përafrimi me modelet e kërkuara sociale mbizotëron ndaj modelit që deshirohet në brendësi të vetvetes (siç ndodh për shembull kur fëmija ndikohet shumë nga pritshmëritë e prindërve), rezultati final mund të jetë ai qe psikanalisti anglez Donald Minuicott e quan “vetvetja false”, një identitet që perceptohet si jo autentik. Prej këtej buron një sens i fortë boshllëku dhe një mungesë emocionesh që bën të ndihesh “i vdekur brenda” vetes.
    Duhet të dimë të plazmohemi 
    Nëse zhvillimi dhe modulimi i identitetit nuk pësojnë autostope, me kalimin e kohës strukturohet nje “elasticitet” i mirë, domethënë një aftësi e mirë për të modifikuar, apo për të plazmuar vetveten sipas rrethanave. Personat elastikë dinë të menaxhojnë stresin, janë gjithmonë të gatshëm që të përballojnë momentet e krizës dhe nëse e kërkojnë rrethanat, t’ia “nisin nga fillimi”, sepse kështu ato përkulen por nuk thyhen.
    Po si bëhemi elastikë? 
    Sipas Gennar: “Sigurisht që është i favorizuar ai që lind në një familje e cila përcjell konceptin që ngjarjet e jetës të riparushme, çdo problem me angazhim e përkushtim mund të zgjidhen natyrshëm, që gjithmone egzistojnë aftësitë per te kapenyer pengesat, duke u kërkuar edhe një dorë miqve dhe të njohurve”. “Te kesh një rrjet shoqëror të fortë, për shembull të dish të kultivosh miqësitë, është një tjetër element që favorizon elasticitetin”. Pra, një identitet i fortë di të ndryshojë dhe të pranojë ndryshimet: nuk është asnjëherë i ngurtë, por i lakueshem, sigurisht me masë..! 
    Sigal