Procedurat për transferimin e studimeve në universitetet publike

    86

    Lista me numrin e kuotave të miratuara për institucionet publike të arsimit të lartë

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka miratuar dh ka dërguar nëpër fakultetet  publike të vendit numrin e kuotave të pranimit për transferim studimesh, në programet e dyta të studimit, Master Shkencave, Master i Arteve të Bukura, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin 2012-2013. Kështu, në mbështetje të ligjit nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, të pikës 8 të vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 548, datë 16. 08. 2012, “Për kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit në institucionet publike të arsimit të lartë për ciklin e dytë të studimeve, “Master i Shkencave” dhe “Master i Arteve të Bukura”, me kohë të plotë, për vitin akademik 2012- 2013″, i ndryshuar. Lidhur me këtë fakt, gazeta “Telegraf” bën publike listën e plotë me kuotat, në institucionet e arsimit të lartë. Kështu, universiteti i Tiranës ka përkatësish 20 kuota, universiteti “Fan S. Noli”, Korçë 10 kuota, universiteti “I.Qemali”, Vlorë 5 kuota, universiteti Politeknik i Tiranës 10 kuota, universiteti Bujqësor i Tiranës 10 kuota, universiteti “L Gurakuqi” Shkodër 5 kuota, universiteti “E.Cabej” Gjirokastër 5 kuota, “A.Xhuvani” 5 kuota, “A.Mosisiu” 10 kuota, universiteti i Arteve 5 kuota, universiteti i Sporteve përkatësisht 5 kuota, Qendra e Studimeve Albanologjike 5 kuota, Akademia e Mbrojtjes “S.Moisu” 5 kuota. Ndërkohë që në lidhje me transferimin e studimeve, është shprehur për “Telegraf” dekani I Fakultetit të Drejtësisë Ph.D., Dr Altin Shegani. Sipas tij në udhëzim përcaktohet qartë shpërndarjen e kuotave për transferim studimesh dhe program të dytë studimi në institucionet publike të arsimit të lartë për vitin akademik 2012-2013. Ndër të tjera ai ka shtuar se: “në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 548, datë 16. 08. 2012, “Për kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit në institucionet publike të arsimit të lartë për ciklin e dytë të studimeve, “Master i Shkencave” dhe “Master i Arteve të Bukura”, me kohë të plotë, për vitin akademik 2012-2013, i ndryshuar, mbështetur në kërkesën e institucioneve publike të arsimit të lartë, do të bëhen transferimet e përcaktuara”.

    Kuotat për transferim studimi

    Lidhur me këtë fakt, gazeta “Telegraf” bën publike listën e plotë me kuotat, në institucionet e arsimit të lartë. Kështu, universiteti i Tiranës ka përkatësish 20 kuota, universiteti “Fan S. Noli”, Korçë 10 kuota, universiteti “I.Qemali”, Vlorë 5 kuota, universiteti Politeknik i Tiranës 10 kuota, universiteti Bujqësor i Tiranës 10 kuota, universiteti “L Gurakuqi” Shkodër 5 kuota, universiteti “E.Çabej” Gjirokastër 5 kuota, “A.Xhuvani” 5 kuota, “A.Mosisiu” 10 kuota, universiteti i Arteve 5 kuota, universiteti i Sporteve përkatësisht 5 kuota, Qendra e Studimeve Albanologjike 5 kuota, Akademia e Mbrojtjes “S.Moisu” 5 kuota. Kuotat për transferim studimesh dhe program të dytë studimi shpërndahen sipas institucioneve publike të arsimit të lartë, sipas tabelës nr.1, bashkëlidhur këtij Urdhri. Ngarkohen Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit të Lartë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe institucionet publike të arsimit të lartë për zbatimin e këtij Urdhri.