Prindi, mësuesi dhe edukimi i fëmijëve

3022
Xhoi Jakaj Pedagoge

Prindër dhe mësues, sfidoni veten në edukimin e fëmijëve të sotëm.. 
Shkas për këtë shkrim u bë promovimi i librit të sociologut të njohur Gëzim Tushi “Edukimi në familje dhe shkollë” është një temë shumë e gjerë. Prindi i sotëm i çfarëdo lloj shtrese dhe përkatësie shoqërore, ka nevojë për këto tema të cilat trajtojnë domosdoshmërinë e vlerave apo principeve të larta morale në shoqëri e familje. Ky libër i përket, një shoqërie të shëndoshë, të zhvilluar dhe të civilizuar, e cila është e tillë është kur përgatit një rini të shkolluar dhe të edukuar me të gjithë elementët specifikë, që ndikojnë në formimin dhe integritetin e çdo individi. Ky formim gjen shtrirje dy dimensionale midis edukimit të traditës dhe imperativit të kohës. Sigurisht, një rol të rëndësishëm luajnë dhe kushtet materiale të familjes, që është edhe qeliza bazë e këtij edukimi. Në kohët post-moderne në të cilat jetojmë, ku komunikimi dhe informimi janë universal, gjuha prindërore, komunikimi prindëror shpeshherë has kontradikta të pa shpjegueshme, të cilat vijnë si rrjedhojë e një revulucioni edukutiv…Të edukosh dhe të moralizosh, duhet të jesh vetë një shembull jete, pune dhe edukimi. Dhe, si i tillë, je në gjendje të ndihmosh fëmijën më shumë sesa me fjalën tënde, me veprën tënde, me të qenit qytetar dhe njeri, me karakter të fortë dhe të palëkundur për të përkrahur të renë dhe përparimtaren, kërkesat e kohës dhe të zhvillimit. Kjo nuk do të thotë që të gjithë prindërit duhet doemos të jenë në kulmin e shkollimit, që të jenë në krye të shkencave dhe zhvillimeve, sepse këto janë raste që nuk i gjen me bollëk, por që të jesh njeri dhe qytetar i denjë në radhë të parë, që të transmetosh në jetë dhe në punë vlera njerëzore, kjo varet nga gjithkush, nuk ka të bëjë as me përgatitjen shkencore dhe sociale, por me qëndrimin njerëzor ndaj jetës, punës, e femijës tuaj,Kjo ka shumë rëndësi në edukimin e femijëve dhe veçanërisht në edukimin e tyre me vlera morale dhe njerëzore, por edhe me vlera që të hapin horizonte dhe të zgjojnë dëshira, nxitje dhe kërkesa për të ecur në jetë dhe për të dhënë secili kontributin e tij në këtë shoqëri moderne, ku ne jetojmë sot. Dihet se fëmijët nuk janë të njëjtë për të gjithë, sepse secili ka përgatitje e aftësi të ndryshme për të kapur me shpejt ose më ngadalë të mësuarit, i cili vjen sipas nivelit përvetësues të dijeve që merren në shkolla. Nëse nxënësve me prirje të veçanta dhe të talentuar, u mbetet më shumë kohë e lirë që të mund ta shfrytëzojnë për zgjerimin e horizontit, për të mësuar gjuhët e huaja për zbavitje, pushim etj, nuk ndodh kjo me ata që janë disi më të ngadaltë dhe që u mungon pasioni dhe dëshira apo që edukimi i tyre i lihet spontanitetit, në radhë të parë nga ata prindër që, ose nuk i kanë kushtet e duhura ekonomike dhe sociale dhe arsimore apo ata që neglizhojnë me edukimin e fëmijëve, duke u kënaqur vetëm me faktin se i kanë çuar fëmijët e tyre në shkollat më të mira, se u japin para çdo ditë për të plotësuar kërkesat e tyre etj. Një prind i tillë harron se, më shumë sesa biznesi i madh që drejton, më shumë sesa ato para që ai depoziton dhe shton përditë në bankë, investimi i tij më i madh është dhe mbetet në radhë të parë edukimi, mirërritja dhe shkollimi i fëmijës së tij, që ai të ndjekë rrugën e drejtë të dijes për t`u bërë dikush në jetë dhe jo të mburret apo të jetojë me emrin e babait të tij. Sigurisht që është e domosdoshme të hiqet dorë nga privimi i fëmijëve nga aktivitetet çlodhëse, që fatkeqësisht praktikohet nga disa prindër. Pushimet e çlodhjes duhet t’u kushtojnë po aq rëndësi sa edhe mësimit sepse ato shërbejnë për freskimin e sistemit mësimor, gjë që ndikon për mirë në përvetësimin e dijeve. Gezim Tushi sociologu i njohur rekomandon që fëmijët t`i mësojnë që të realizojnë herë pas here administrimin e kohës, është e domosdoshme që brenda ditës nxënësit të dijë se çdo të bëjë dhe çka bërë. Por fëmijët nuk e kanë të lehtë që të bëjnë këtë punë në rrugë krejtësisht të pavarur, ata kanë nevojë për ndihmën e prindit, që të ndërgjegjësohen se sa kohë kanë harxhuar për gjëra të parëndësishme në dëm të problemeve mësimore. Psikologu Alan në librin e tij që titullohet “Si të arrini të kontrolloni kohën dhe jetën tuaj”, këtij problemi i vë shumë rëndësi. Me pak fjalë ai thotë se njerëzit më të suksesshëm e dinë mirë se çdo të bëjnë ditë për ditë. Kur veprohet kështu, nxënësit do të mësohen ta shfrytëzojnë kohën me projekte produktive. Kjo ka rëndësi shumë të madhe, jo vetëm për kohën e shkollës, por edhe si përgatitje për jetën. Ka raste që fëmijëve ua marrin kohën edhe prindërit. Jo rrallë ndodh që ata t`i ngarkojnë kohë pa kohë me punë të dorës së dytë ose në dimër kur nuk i krijojnë kushte për studim dhe ata detyrohet “të përgatiten” për të nesërmen duke qëndruar pranë televizorit apo kompjuterit në mes bisedave të anëtarëve të tjerë të familjes. Vetëm ata që merren me studimin e këtij problemi, mund ta dinë se si nxënësve u humbet koha që kanë në dispozicion për t’u përgatitur për mësime. Nxënësit nuk janë gjithnjë fajtorë për të mësuarit me hope. Në këto kushte s`ka se si ndodh ndryshe. Në radhë të parë janë mësuesit, pastaj vijnë prindërit që nuk përpiqen ta harmonizojnë punën, që përfundimisht ta shërojnë këtë plagë që po shfaqet dukshëm në sistemin e punës së nxënësve. pikërisht për orientim ju vjen ne ndihmë libri i fundit i sociologut te njohur nr Shqiperi profesor Gëzim Tushi, ju të nderuar prindër dhe mësues keni detyrë të vështire por të bukur, Të gjithe dimë se duke qëndruar indiferent, të dy palët nuk mund të arrijnë kurrë rezultate në punën me nxēnesit. Prandaj lufta kundër të mësuarit me hope të nxënësve në shtëpi mbetet problem përfundimtar në rritjen e cilësisë së procesit mësimor. Edhe bota e jashtme akademike, këtij problemi i kushton një vëmendje të veçantë. Aftësitë dhe dhuntitë natyrale të nxënësve të sotëm nuk duhet ta lëmë të na firojnë gjatë periudhës shkollore e, pikërisht kjo është edhe një nga objektivat e reformës së sotme arsimore. Ndodh shpesh që të dëgjosh nga goja e mësuesve e prindërve akuza të forta kur si më zemërim thonë: “Janë të zgjuar, por nuk mësojnë”. Kjo akuzë prindërore ndaj nxënësve lëshohet nga ata që bëjnë pak ose aspak punë për t’i ndihmuar që të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj mësimit. Kjo kategori mësuesish e prindërish harrojnë se shoqëria e sotme shqiptare i ka thirrur pikërisht ata që t`i edukojnë edhe këta nxënës me shpirtin e disiplinës shkencore në mësim. Socio-psikologet kanë provuar se po të orientohen mirë edhe mjaft nga këta fëmijë bëjnë përpjekje për të kapërcyer vështirësitë. Mësuesit në bashkëpunim me prindërit duhet të punojnë për t`i kalitur vullnetin nxënësve, që të mund të përballojnë edhe vetë kryerjen e detyrave mësimore jetësore në rrugë të pavarur. Kjo kërkesë vlerësohet si shumë e rëndësishme dhe bën pjesë në kulturën e re të të nxënit. E parë në këtë këndvështrim me keqardhje vërejmë aty këtu në shkolla, të mjaftohen vetëm me akuza (këta janë nxënës që nuk mësojnë). Dhe s’bëjnë asgjë konkrete për t’i ndihmuar. Është fatkeqësi e madhe kur fëmijët bien në duar të disa mësuesve të tillë. Prindërit e mësuesit nuk duhet të tërhiqen nga vështirësitë që paraqet puna më këtë kontingjent nxënësish, sepse po të punohet mirë vjen një ditë kur ata shpërthejnë. Mjafton të kujtojmë edhe Ajnshtajnin që deri në moshën 9-vjeçare nuk fliste normalisht. Në shpirtin e çdo mësuesi duhet të çrrënjoset mendimi antipedagogjik që dëgjohet jo rrallë: “Shyqyr që ikën, shpëtuam prej tyre!”. Kjo mënyrë e të gjykuarit ndeshet në disa shkolla të mesme, sidomos tek mësuesit që punojnë me klasat e para dhe të dyta. Duhet të pranojmë se mbartësit e këtyre koncepteve nuk mund të quhen më edukatorë të vërtetë. Jeta shkollore dhe ajo prindërore ka provuar se po të veprohet me kritere shkencore dhe me përkushtim, kjo masë nxënësish mund të përmirësohet dhe të integrohet në veprimtaritë mësimore dhe edukative. Kontrolli i shfrytëzimit racional të kohës ka mjaft vlera konkrete, se parandalon shpërdorimin e saj që është shfaqja më e rëndë e keq administrimit të mundësive reale që ka secili për të ecur përpara…një këshillë: Nëse fëmija juaj nuk ka vetëbesim, arsyeja është se ju e këshilloni atë për çdo gjë. Eshtë më mirë ta inkurajoni t’i bëjë vetë gjërat duke e orientuar ju aq sa nuk e dëmtoni.
Sigal