Petraq Risto/ Salmoni

    541
    Sigal

    Teoria ime është tepër e thjeshtë: të shkoj kundër rrymës. Këtu është kënaqësia ime prej peshku. Stërgjyshërit tregojnë se ne nuk kemi qenë gjithnjë të tillë: kundër rrymë, por këtë veti e fituam nëpërmjet shekujsh. Shtysa kryesore ishte nderi ynë, ose më saktë – ruajtja e dinjitetit peshkor, sepse raca jonë e salmonëve nuk mund të duronte shprehjen “peshku i madh e ha të voglin”. Kjo shprehje u përshtatet atyre që jetojnë në detra dhe oqeane, kurse raca jonë diti të shpërngulet edhe në male, natyrisht në ujërat e rrjedhshëm të maleve. Është kënaqësi të notosh kundër rrymës, të çash me tërë forcën e trupit rrjedhat e fuqishme, të ndjesh në turinj, në sy, në verza, në luspa, stërkalat e pastërta të përrenjve dhe lumenjve të zhurmshëm.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf