Petraq Risto/ Oratorio për barazinë

    392
    Sigal

    Njerëzit ndryshojnë kaq shumë nga gjuhët

    po nga qeshja dhe qarja janë të barabartë,

    njerëzit ndryshojnë shumë nga pasuria,

    po nga qeshja dhe qarja janë të barabartë.

    Ti Njerëzim i barabartë si vrimat në një fyell: i barabartë

    gishtërinjtë që luajnë muzikën nuk janë të barabartë.

    Dhe njerëzimi qesh, qesh me veten si palaçoja

    me planetin Tokë në hundën prej llastiku

    kur thërret me gisht drejt mbretit: armiku, armiku!

    Ti qesh bukur dhe qan bukur me lotët që të marrin peng

    Oh, lotët në qerpikë janë të barabartë: familje bilbilash në bredhin e ri.

    Megjithatë mos qaj se kështu ajrit i merret fryma,

    Mos qaj, s’ka gjë pse garderoba është e varfër.

    dhe një vetëtimë e vetmuar: shkop magjik resë hirushe i fal veç pak shi.

    Mos qaj se pastaj shiu do bëhet i njelmët dhe i rebelohet deti, gjithsesi.

    Dhe njerëzimi qesh, qesh me veten si palaçoja,

    me planetin Tokë në hundën prej llastiku,

    kur thërret me gisht drejt mbretit: armiku, armiku!