Ti je i lumtur
duke parë
sqepit të buzëve
të varet
premtimi
i një endrre…
Shefi yt,
në çarkun e turbullt,
pret
të kullojnë
ujrat
e kënetave….
Gjoli i trurit,
në mjegullën gri,
shtron
vezë të reja
dhe shtyn varkën
me lopata
të vjetra
kurthesh…
Gjuhë të plakura,
të zgjatura,…
ku lidhen
varka
të humbura…
Moli i kënetës
mbushur
në stinën
e tij….
Romë, mbrëmje tetori 16 2013