Operacioni “Patrioti” – Grabitja në Rinas, këta janë dy të arrestuarit e fundit

    61
    Këta janë dy personat e arrestuar dy ditë më parë (15 mars) në lidhje me grabitjet në Rinas.

    Të arrestuarit në kuadër të operacionit “Patrioti”, janë shtetasit Aleksander Murataj, 41 vjeç dhe Dritan Sinani, 43 vjeç të dy banues në Tiranë.

    Të arrestuarit akuzohen se janë përfshirë në grabitjet me armë të vlerave monetare në rrugën e Rinasit në shkurt të këtij viti dhe në 2015.

    Aleksander Murataj është vëllai i Admir Murtajt, i cili është kreu i bandës së grabitjeve, por që vijon të jetë ende në kërkim.

    Deri tani numri i të arrestuarve për grabitjen e 9 shkurtit ka shkuar në tetë.