Obama pritet të amnistojë qindra mijëra emigrantë të paligjshëm

    420
    Sigal

    Rreth një mijë emigrantë shqiptarë presin për vite të tëra me ankth të legalizohen

    Pas vizitës në Pekin Obama, sipas shumë zërave të politikanëve, por edhe të gazetave të ndryshme mendohet të anashkalojë Kongresin dhe të amnistojë miliona refugjatë ilegalë, me urdhër ekzekutiv. Por… Në të vërtetë analistë dhe njohës të kushtetutës thonë se në qoftë se ai bën një gjë të tillë, madje edhe pasi partia e tij humbi rëndë zgjedhjet e fundit, mund të shkaktojë ndonjë krizë konstitucionale. Sidoqoftë, sistemi amerikan i përballon krizat, por nuk ka nevojë për një gjë të tillë.

     Problemi

    Dihet tashmë se në SHBA ka më shumë se 200 mijë emigrantë ilegalë. Shumica e tyre vijnë nga Meksika dhe depërtojnë në thellësi të vendit. Por dhe pse vijnë nga kufiri meksikan nuk do të thotë se janë nënshtetas meksikanë. Përkundrazi, mendohet se  shumica e tyre vijnë nga vende të ndryshme të botës me dëshirën për të shkuar në shtetin e ëndërruar. Në Meksikë për të kaluar në SHBA vijnë emigrantë nga vende të ndryshme të botës por kryesisht nga Europa Lindore pro edhe nga Ballkani, pasi janë më të pranueshëm.

     Muri amerikan në kufi me Meksikën

    Qysh në vitin 2006 u hodh ideja e Senatit Amerikan për të ndërtuar një mur te, në lidhje me ngritjen e një barriere fizike përgjatë kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Meksikën. Praktikisht projektligji përcaktonte ndarjen e Amerikës me Meksikën nëpërmjet një muri mbi 1000 km të gjatë, me tela me gjemba  … Kjo do fillojë nga Teksasi.  Teksasi është një shtet brenda shtetit të Amerikës.
    Nga Meksika, Amerikës i vijnë 90 % e ilegalëve. Këtë kufi e ruajnë forcat më të zgjedhura dhe më mirë të paguara shtetërore të SHBA-ve, por gjithnjë pa sukses. Këtu punëtorët-rojet kufitare fitojnë aq shumë para sa që pranojnë të korruptohen brenda një nate apo dite shërbimi!
    Shteti ka kërkuar që aty të vendoset një mur me gjemba dhe elektrik, njësoj sikurse në kufijtë e kohës së Monizmit në Shqipëri, që të parandalojnë ardhjen e refugjatëve të paarmatosur në Amerikë nga ana e Meksikës, shtet ky qe s`e rrezikon në asnjë rast Amerikën. Banorët e Teksasit 70 % janë indianë të Meksikës, ku edhe Meksika vet është një shtet i indianëve! Vendimi i marsit 2006 që në kufi të Meksikës të vihet një mur i elektrizuar, me tela dhe gjemba u duk i pabesueshëm ën fillim, por që pas vitit 2006 u bë një realitet.

    Si vijnë emigrantët klandestinë Europianë në Meksikë?

    Një rrugë e gjatë dhe e pabesuesheme. Kryesisht nga Europa në Amerikë shkojnë emigrantë nga ish -vendet komunisto-lindore, nga Shqipëria dhe në tërësi nga Ballkani. Kryesisht lëvizja vjen nga Greqia ku emigrantët kërkojnë apo blejnë një pasaportë greke false, apo dhe të vërtet të falsifikuara në mënyrën më perfekte. Por me kusht që të dinë gjuhën greke. Pastaj fillon odiseja. Një odise e tërë me lëvizje me avion nga Greqia në Meksikë dhe mandej me këmbë nëpërmjet udhërrëfyesve në Amerikë. Por aty duhet të kaloje nëpër rrethe të tërë policësh me një risk të madh. Për gjithë këtë kalavar duhet të kalojë  rreth  1200 km rrugë ajrore dhe të paguaje mbi 7 mijë dollarë. Në shumë raste ata s’mund të arrinin në objektin për shumë arsye dhe kështu e gjithë rruga e harxhuar dhe dollarët kalonin në humbje. Kjo rrugë me rreziqe ndiqej për vetë arsyen se shumica e atyre që ëndërrojnë të shkojnë nuk kanë mundësuar të fitojnë lotarinë apo me rrugë të tjera.

    Emigrantët shqiptarë

    Emigrimi i Komunitetit shqiptar në Amerikë fillon në vitin 1898 dhe vazhdon dhe sot. Shqiptarët historikisht janë vendi më amerikandashës për vetë natyrën e kësaj Superfuqie në shërbim të lirisë dhe pavarësisë së popujve. Aktualisht në SHBA ka një komunitet prej 50 mijë emigrantësh dhe numri i tyre rritet nga viti ën vit. Aktualisht në SHBA ka më shumë se një mijë emigrantë shqiptarë të paligjshëm që presin legalizimin. Shumica e tyre kanë shkuar me leje provizore, të tjerë duke shkuar me aktivitete të ndryshme kulturore ose sportive, të tjerë me leje vizitori tek të afërmit apo me leje pune të përkohshme. Gjithë kjo kategori duke pasur parasysh se aty kanë parë ëndrrën e tyre, nuk kanë dashur të kthehen më dhe janë në pritje të një amnistie të tillë. Ka shumë prej emigrantëve që kanë një pjesëtar të familjes në SHBA dhe kthimin në Shqipëri as që e mendojnë.

    Periudha e Regjistrimit Elektronik për Lotarinë DV-2016

     Programi i Vizave të Shumëllojshmërisë

    Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2016 do të fillojë të mërkurën, më 1 tetor 2014 në orën 12:00 mesditë, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të Hënën, më 3 nëntor 2014, në orën 12:00 Ora Standarde Lindore (EST)(GMT-5).


    DV 2015 Kontrolli i Statusit të Regjistrimit

    Për informacion rreth kontrollit të statusit të të regjistruarve për DV-2015, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë.

    Njoftim: Për të përzgjedhurit e programit DV-2015, formulari elektronik DS-260 do të zëvendësojë formularët DS-230 dhe DSP-122.  Formulari DS-260 do të jetë funksional duke filluar nga data 19 maj 2014, dhe mund të gjendet në faqen e internetit të Qendrës së Aplikimeve Elektronike Konsullore.

    Të Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë – Përgatitja për intervistën

    Në qoftë se jeni i përzgjedhur ju duhet të lexoni udhëzimet e mëposhtme se si të përgatiteni për intervistën:


    Kujdes Nga Mashtrimi

    Mesazhe Mashtrimi që i Dërgohen Fituesve: Nëse ju keni marrë një postë elektronike (e-mail) që ju njofton se aplikimi juaj për programin e Lotarisë Amerikane ishte fitues dhe në mënyrë që të vazhdoni me aplikimin tuaj ju duhet të dërgoni një shumë të hollash (para) në emër të një personi, ju jeni viktimë e një mashtrimi. Vitet e shkuara, aplikantët fitues njoftoheshin nga Departamenti i Shtetit, Qendra Konsullore në Kentucky (QKK) me anë të postës, JO me e-mail dhe të përzgjedhurve u jepeshin udhëzimet se si të vazhdonin në hapat e mëtejshëm të procesit.  QKK-ja nuk ju kërkon juve t’u dërgoni para (të holla) atyre, apo ndonjë ambasade tjetër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) me postë apo nëpërmjet shërbimeve si Vvestern Union.