Nonda Bulka/Mëm’ e bir!…

    579
    Sigal

        Nëno!…

        -Bir!

        -Dua bukë!

        Mëma hesht.

        -Nëno!

        -Bir!

        -Ngriva!

        Mëma psherëtin.

        -Nëno!

        -Bir!

        -Më dhemb koka!

        Mëma s’përgjigjet.

        S’ka bukë, s’ka zjarr, s’ka të holla për doktor. Dhe djali psherëtin. Mëma s’përgjigjet. Psherëtin edhe ajo ngadalë. Djali nuk i dëgjon psherëtimat e mëmës.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf