Një zgjedhje mund të të shndërrojë ose mund të të shkatërrojë

    88

    VERONICA ROTH

    Është diplomuar në Northwestern University për letërsi krijuese. Kur ishte studente, në vend që të merrej me detyrat e shtëpisë, shpeshherë shkruante pjesë, që më pas do të përbënin librin DIVERGJENTJA. Kjo zgjedhje e shndërroi. Sot ajo është shkrimtare me kohë të plotë.

    Zonjusha Roth jeton në Çikago.

    DIVERGJENTJA është romani i saj i parë.

     Në Çikagon e frikshme të Beatris Rajërit, shoqëria është ndarë në pesë grupime të ndryshme, çdonjëri nga të cilët kultivon një virtyt të veçantë:  Zemërdëlirët (të ndershmit), Vetëmohuesit (altruistët), Sypatremburit (guximtarët), Miqësorët (paqedashësit) dhe Eruditët (të diturit). Në një ditë të përcaktuar të çdo viti, të gjithë gjashtëmbëdhjetëvjeçarët duhet të zgjedhin grupin të cilit do t’i përkushtohen gjithë pjesën tjetër të jetës. Për Beatrisin, vendimi luhatej më dysh: ose të qëndronte me familjen, ose të bëhej ajo që donte të ishte; nuk mund t’i kishte të dyja bashkë. Kështu që bëri një zgjedhje, e cila i habiti të gjithë, madje edhe veten e saj.

    Gjatë stërvitjes së rëndë që pasoi, Beatrisi ia ndërroi emrin vetes në Tris dhe u përpoq të zbulonte se kush ishin shokët e saj të rinj dhe ç’vend zinte në jetën e re që zgjodhi romanca me një djalë herë magjepsës e herë të frikshëm, që e njohu atje. Por Trisi kishte edhe një të fshehtë të madhe, që e mbante larg të gjithëve, sepse e paralajmëruan që ajo mund t’i sillte vdekjen. Ndërkohë që zbulon një konflikt të madh, i cili kërcënon përmbysjen e shoqërisë së përsosur, siç e kishte njohur ajo, mëson njëherësh se kjo e fshehtë mund ta ndihmojë për të shpëtuar njerëzit e dashur… ose për ta shkatërruar përfundimisht.

    Veronica Roth shfaqet në skenën e letërsisë me librin e parë të serisë DIVERGJENTJA, një vepër fantastike e mbushur me vendime drithëruese, tradhti që të thyejnë zemrën, rrjedhime të paparashikueshme dhe romanca të papritura.

    Një zgjedhje mund të të shndërrojë – ose mund të të shkatërrojë. Por çdo zgjedhje ka rrjedhimet e saj. Ndërkohë që në të gjitha grupimet lindin trazira, Tris Prajëri vazhdon përpjekjet për të shpëtuar njerëzit që do dhe veten, teksa përballet me pyetjet që e mundojnë rreth dhimbjes, faljes, identitetit e besnikërisë, politikës dhe dashurisë.

    Dita e parë e Trisit pas stërvitjes me grupimin e ri që zgjodhi duhet të ishte ditë feste e fitoreje, por ajo ditë u mbyll me pamje të tmerrshme. Lufta është pranë dhe konflikti mes grupimeve i pashmangshëm, ndërkohë që ndasitë mes ideologjive të tyre sa vijnë e rriten. Dhe në kohë lufte duhet të zgjedhur një anë, të fshehtat do dalin në shesh dhe zgjedhjet e bëra do jenë edhe më të pakthyeshme, por edhe më të forta. E shndërruar nga vendimet e saj, por edhe me ndjenjën e dhimbjes dhe të fajit në shpirt, me zbulimet e reja që ka bërë dhe marrëdhëniet e tendosura, Trisi duhet ta përqafojë plotësisht Divergjencën e saj, megjithëse nuk e di se çfarë mund të humbë duke vepruar kështu.

    Ky është libri i dytë dhe i shumëpritur i serisë Divergjentja nga autorja bestseller Veronica Roth sipas gazetës New York Times. Është një rrëfim tjetër marramendës i një historie të pasur me kthesa të papritura, thyerje zemrash, romancë dhe përsiatje të thella për natyrën njerëzore.

      SHOQËRIA E MBËSHTETUR TE GRUPIMET KU BESONTE DIKUR TRIS PRAJËRI PO SHPËRBËHET – e thyer nga dhuna dhe betejat për pushtet, e gërryer nga humbjet e tradhtitë. Prandaj, kur i vjen mundësia për të eksploruar botën përtej kufijve që njihte deri atëherë, Trisi ishte gati. Ndoshta përtej gardhit, ajo dhe Tobiasi do të gjenin një jetë më të thjeshtë së bashku, pa gënjeshtrat e ngatërruara, besnikërinë e vështirë dhe kujtimet e dhimbshme.

    Por realiteti i ri i Trisit është edhe më alarmues se ai që la pas. Zbulimet e dikurshme tani i duken të pakuptimta. Të vërteta të reja e shpërthyese u ndryshojnë zemrën njerëzve që do. Edhe kësaj here, Trisi duhet të luftojë për të kuptuar natyrën e ngatërruar njerëzore – dhe të vetes së saj – ndërkohë që përballet me zgjedhje të pamundura që i vënë në provë guximin, besnikërinë, sakrificën dhe dashurinë.

    I treguar nga një perspektivë e dyzuar, libri Besnikja e autores më të shitur numër 1 sipas “New York Times”, Veronika Roth, përmbyll në mënyrë të fuqishme serinë “Divergjentja” duke zbuluar të fshehtat e botës imagjinare që tërhoqi miliona lexues me librat “Divergjentja” dhe “Kryengritësja”.

    NJË ZGJEDHJE

    VENDOS PËR MIQTË

    NJË ZGJEDHJE

    PËRCAKTON BESIMIN

    NJË ZGJEDHJE

    PËRCAKTON BESNIKËRINË – PËRGJITHMONË

    NJË ZGJEDHJE MUND TË TË SHNDËRROJË

    “Një libër tërheqës, i magjishëm”

    James Dashner

    Autori bestseller sipas New York Times-it, librit “Vrapuesi i labirintit”

    FALËNDERIME

    Faleminderit Zot, për Birin tënd dhe që më bekove pa masë!

    Falënderoj gjithashtu: Joanna-Volpe-n, agjenten time të rreptë, që ka punuar më fort se çdokush që njoh – mirësia dhe bujaria jote vazhdojnë të më mahnitin. Molly O’Neil-in, e njohur si Redaktorja e Mrekullive: nuk e di si ia bën, që ke një sy aq të mprehtë redaktues dhe një zemër aq të madhe, po ja që i ke. Jam me fat, që kam pranë dy njerëz si ti dhe Joanna-n.

    Katherine Tegen, për botimin e mahnitshëm. Barb Fitzsimmons-in, Amy Ryan-in dhe Joel Tippie-n, që skicuan dhe realizuan këtë kopertinë kaq të bukur e të fuqishme. Brenna Franzitta-n, Amy Vinchesi-n dhe Jennifer Strada-n, përkatësisht editore prodhimi, redaktore dhe korrektore, të njohura me emrin ninxhat e gramatikës/pikëzimit/formatimit – puna juaj është shumë e rëndësishme. Falënderoj drejtorët e marketingut dhe reklamës Suzanne Daghlian, Patty Rosati-n, Colleen O’Connell-in dhe Sandee Roston-in; Allison Verost-in, botuesin tim; dhe këdo tjetër në departamentet e marketingut dhe reklamës.

    Jean McGinley, Alpha Ëong dhe gjithë skuadrën e të drejtave të autorit, që bënë të mundur që vepra ime të lexohet në më shumë gjuhë nga sa jam në gjendje të lexoj unë.

    Falënderoj edhe gjithë botuesit e mrekullueshëm të huaj, që e nxorën në dritë librin tim. Ekipin e botimit dhe skuadrën e HarperMedia të librave audio dhe elektronikë për punën e përkushtuar. Njerëzit e mrekullueshëm të sektorit të shitjeve, që u përpoqën shumë për librin tim dhe që, siç kam dëgjuar, e duan po aq shumë sa edhe unë Katrën. Dhe gjithë të tjerët në HarperCollins, që e mbështetën këtë libër – përbëjnë një fshat të tërë po u mblodhën dhe jam e gëzuar që ndodhem edhe unë mes tyre.

    Nancy Coffey-n, agjenten letrare legjendare, e cila besoi te libri im e më uroi një mirëseardhje të ngrohtë në këtë botë. Pouya Shahbazian, magjistaren e të drejtave për filmin dhe që mbështeste tërheqjen time pas shfaqjes televizive Top Chef. Shauna Seliy-n, Brian Bouldrey-n dhe Averill Curdy-n, profesorët e mi, që më ndihmuan ta përmirësoja rrënjësisht mënyrën e të shkruarit. Jennifer Ëood-in, që më dha plot këshilla të çmuara. Sumayyah Daud-in, Veronique Pettengill-in, Kathy Bradey-in, Debra Driza-n, Lara Erlich-in dhe Abigail Schmidt-in, lexuesit e mi të parë, për vërejtjet dhe entuziazmin që më dhanë. Lenson Fitch-in që më bëri fotografitë dhe më mbështeti shumë.

    Miqtë e mi, që nuk më braktisën as kur isha e mërzitur dhe e tërhequr. Miken, që më mësoi shumë gjëra për jetën. Ingridin dhe Karlin, ime motër e im vëlla, për dashurinë pa kushte dhe për entuziazmin, si dhe Frankun, me të cilin bisedoja edhe për gjëra të vështira – mbështetja juaj është shumë më e çmuar nga sa mendoni. Dhe Barbaran, nënën time, që më ka nxitur gjithmonë të shkruaj, edhe para se ta dinte kush se nga kjo mund të dilte diçka.