Mustafa e Vuçiç në Bruksel, darkë pune me Mogherinin

453
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa si dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç, janë thirrur gjatë mbrëmjes së djeshme në një takim jo-formal në Bruksel nga shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini.
Asnjë prej liderve nuk ka pranuar të flasë pas takimit, por për mediat është prononcuar ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç. Ai është shprehur se respektimi i marëveshjeve të firmosura pak kohë më parë midis dy vendeve, janë e vetmja pikë ky palët bien dakord në mënyrë absolute.
Ndërkohë, edhe zv. KM i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë një intervistë të shkurtër ku është shprehur se tek lidershipi serb vërehet një farë frustrimi.
“Serbia nuk e ka pritur mirë mbështetjen e madhe që ka marrë Kosova për anëtarësimin në UNESCO.
Megjithatë, unë mund të them se qëndrimi ynë do të jetë i palëkundur, në rrugën e forcimit të pozitës së shtetit në arenën ndërkombëtare.
Serbia hapi edhe tema nga e kaluar, por në këtë pikë nuk mund t’u japim kurrësesi imunitet.”
Pritet të shihet se si do të reagojë opizita mbi këtë takim, duke marrë parasysh qëndrimin e tyre kundër respektimit të marrëveshjeve të firmosura më herët në Bruksel.
Jo më larg se dje, kreu i grupit parlamentar i Lëvizjes Vetvendosje, ka deklaruar se protestat do të vazhdojnë pa kompromise mbi paktin e Zajednicës.
Sigal