Francë, shoferi godet me shpullë nxënësin rrezikon pezullimin

438
Sigal

Videoja që po shihni vjen nga Franca. Një shofer autobusi në Arcueil, pasi ka arritur të manovrojë mjetin për të mos shtypur një nxënës, i cili po kalonte rrugën pa parë fare autobusin, ka zbritur dhe e ka goditur djalin me shuplakë.

Për këtë arsye punonjësi i Rapt rrezikon të pezullohet nga shërbimi. Ndër të tjera vendi është ndarë në opinione të ndyshme dhe në pak orë një peticion online është shkruar për të evituar heqjen nga puna të shoferit.

Ngjarja i përket 13 shtatorit. Në video shfaqen nxënësit që dalin nga shkolla. Një i ri shihet që kalon papritur rrugën duke qeshur dhe bërë shaka me shokët e tij.
Pasi ka bërë një frenim të fuqishëm, burri ka lënë mjetin dhe ka zbritur nga autobusi, duke hyrë në mes të adoleshentëve dhe duke i dhënë një shuplakë adoleshentit që shpërthen në të qara.

Gjithçka ndodh përpara syve të shokëve të tij, të cilët filmojnë me smartphone videon e cila përfundon në rrjetet sociale, ku përdorues të shumtë janë ndarë në opinione të kundërta, disa thonë që djali është fajtor, të tjerë fajësojnë shoferin. Burri i cili është baba i dy fëmijëve, ka thënë që është penduar së tepërmi për gjestin, por ndërmarrja e tij e transportit, ka hapur një hetim disiplinor.
‘Ajo që ndodhi ndodhi – ka thënë kompania në një komunikatë për shtyp- e cila kundërshton me forcë sjellje të tilla në shërbimin publik’.