Minatorët, kushtet e reja për pensionin, rastet kur kthejnë paratë

    72
    Shumë minatorë të cilët kanë punuar në nëntokë nuk e marrin dot pensionin e tyre nëse nuk kanë 12 vite e 6 muaj punë në miniera. Ligji për pensionet e minatorëve parashikon se nëse nga 12 vite e 6 muaj kontribute, mungon qoftë edhe një ditë, atëherë nuk mund të merret pensioni për minatorë dhe mbi të gjitha nuk mund ta përfitoni në moshën 55 vjeç. Janë me dhjetra raste personash të cilët kanë punuar në nëntokë dhe nuk plotësojnë dot kontributet e kërkuara.
    Në këtë rast të gjithë personat që nuk kanë plotësuar vitet e kontributeve si minatorë, atëherë kalojnë tek kategoria e pensionistëve normal, ku u duhen 35 vite e 2 muaj kontribute. Gjithashtu minatorët duhet të kenë 30 vite kontribute për ta marrë pensionin. Instituti i Sigurimeve Shoqërore thotë se ligji përcakton qartë rastin kur mund të përfitohet pensioni si minatorë dhe kush mund ta kërkojë.