Midis dy gjysma botësh

    362
    Sigal

    Rreth librit, “Shënime nga shkolla e Partisë” të shkrimtarit Daut Gumeni

    Nën titull, autori vë edhe një shënim të vogël e modest: “Pesë tablo që mund të shihen edhe si një roman”. Po, kështu është, edhe si një roman mund të merret. Edhe si kronik. Po ç’rëndësi ka kjo në fund të fundit? Rëndësi parësore ka përmbajta. Dhe pikërisht kjo është që peshon në këtë libër dinjitoz të Daut Gumenit. Libri hapet më një shpjegim në pak rreshta, por tejet kuptim plotë për atë, i cili di të lexojë edhe midis rreshtave: “Në paçi durim ti shpini deri në fund këto shënime me aq pak dritë nga Ylli i Ditës, do të hasni në gjëra të rënda e të pabesueshme, në gjëra të çudiçme në marrëzira njerëzore të pamatura, në gjëra për të qarë e në gjëra për të qeshur”. Të them të drejtën, e nisa disi me përtim leximin e këtij libri voluminoz. Unë parapëlqej lakonizmin. Mëndje-mëndje është kjo botë. Por, pasi e nisa, nuk e lëshoja dot nga duart. Jo vetëm se Dauti është një miku im i mirë.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf