LU: Ministrat e korruptuar, deputetët kriminelë dhe gjykatësit e paaftë i tremben drejtësisë

433
TIRANË – Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu në takimin e parë konsultativ për reformën në drejtësi ka folur hapur për “penguesit” e kësaj reforme. Lu tha se kësaj reforme i tremben ministrat e korruptuar, deputetët kriminelë, gjykatësit e paaftë dhe prokurorët e korruptuar.
“Kush i trembet më shumë reformës në drejtësi? Unë e di kush, ministrat e korruptuar, deputetët kriminelë, gjykatësit e paaftë, dhe prokurorët që marrin paratë tuaj kur nuk e ndjekin penalisht dikë”, tha ambasadori amerikan.
Lu përshëndeti angazhimin e opozitës me ekspertët e saj në hartimin e ligjeve të reja si dhe i kthehu përgjigje një gjykatësi që ai nuk preferoi ta identifikonte me emër.
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në vendin tonë Romana Vlahutin tha se është e ndërgjegjshme për frikën e shqiptare se reforma në drejtësi mund të dështojë, por asjo shprehu me forcë bindjen se Bashkimi Evropian nuk do të tërhiqet pas për të vijuar me këtë proces kyç për integrimin e vendit ton. Ajo thotë se ka grupe të cilave u intereson një sistem i kprruptuar gjyqësor, por theskoi edhe një herë se “të heqësh dorë nuk është pjesë e politiakve të BE”
“Dëgjoj shpesh që na thonë “Mos hiqni dorë”! Është e qartë për ne se ka frikë që kjo reformë mund të dështojë, mos të jetë e thellë, për arsye të grupeve të interesave që kanë interes të vazhdojë ky sistem i dështuar. Të heqësh dorë nuk është pjesë e politikave tona, qytetarët e Shqipërisë kanë thënë me zë të lartë se duan një demokraci me shtet të së drejtës me të drejta si në BE. Është e drejta juaj t’ja bëni atyre të qartë që ju zgjidhni që kërkoni reformë të plotë radikale dhe gjithëpërfshirëse. Pse duhet të ketë ndryshime? Ne këtë e dimë të gjithë “, u shpreh kreu i prezencës së Bashkimit Evropian në Shqipëri.
Vlahutin: Reformë e udhëhequr nga ekspertët apo nga negociata politike? Me kohën kjo reformë do të duhet të votohet në parlament dhe jo nga ekspertët apo ambasada. Në të gjithë takimet politikanët na thonë që i japin mbështetjen kësaj reformë kritike për zhvillimin e Shqipërisë. Megjithëse ka mbështetje politike për këtë reformë ne e marrim të mirëqenë që ata do të respektojnë marrëveshjen e arritur në komisionin e posaçëm dhe rekomandimet e Komisionit të Venezias. Duhet debat i hapur, dhe argumentet duhet të qëndrojnë brenda standardeve evropiane. Përmbajtja e standardeve të BE-së nuk mund të negociohet për këdo që do të bëhet shtet anëtar.
Një sistem drejtësie funksionon e merr të mirëqenë që vetëm gjyqtar të pakorruptuar janë pjesë e këtij sistemi. Sistemi i drejtësisë duhet të kalojë në një proces transparent i të parit se kush janë gjyqtarët dhe prokurorët që meritojnë të qëndrojnë në këtë sistem. Por duhet vendosur edhe kush duhet të largohet. Duhet të përfitojnë vetëm më të mirët.
Sigal