Kush do t’i ndihmojë shqiptarët për të marrë pronat e tyre në Greqi?

    83

    Kam përpara një shkresë zyrtare origjinale që Prefektura e Gjirokastrës me numër protokolli 580/17 e datës 10.3.1926 ia dërgon Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë në lidhje me një informacion që kërkonte gati një muaj para se të hartohej kjo shkresë. Objekti i letrës është “Mbi pasuniet që ndodhen në Greqie” Në të thuhet  P.T. Ministries Jashtme Tiranë  Gjinokastër, 10/III/1926. Në mbështetje të urdhnit telegrafik nr.511 datë 19/11/1926 (përgjigja është dhënë në jo më pak se një muaj. Shënim im N.S.) të Ministries Brendshme , ngjitas i paraqiten asaj P.T. Ministrie listat e shtetasve Shqiptarë të këtij qarku qi kanë pasuni në Greqie.  Shtojmë se në listat në fjalë nuk figurojnë ata të rethit Delvinës , të cilat kemi me i paraqitë në të mbritun

    Prefekti  D.V. Shënojmë këtu se ky dokument është i arkivuar në arkivin e Ministrisë së Jashtme që në vitin 1926 në dosjen 35/1 fleta 47-51. Ndoshta ky letërkëmbim nga ato me dhjetëra e qindra që bënte pushteti i kohës mund të mos paraqiste interes, nëse nuk do ta trajtonim atë në thelbin e rëndësishëm të problemit që ai ka për atë kohë e sidomos për ditët tona kur në vitet e demokracisë ende është në rendin e ditës, në programet elektorale problemi i pronave. Kjo bëhet  e rëndësishme edhe për marrëdhëniet mes dy shteteve atij grek e atij shqiptar. Sado që të sofistikohen ligjet  me nenet e tyre të panumërta, me dekrete që ndryshohen në kohë në varësi të rrethanave që krijohen brenda një vendi apo në marrëdhëniet mes shteteve fqinjë, e drejta e kthimit të pronës është e patjetërsueshme për të gjithë qytetarët e Evropës ku ne jemi apo dhe të aspirojmë edhe më shumë në të ardhmen. Një nga arsyet e publikimit të kësaj shkrese përcjellëse mes dy institucioneve të shtetit shqiptar të kohës është edhe paralelizmi që ka ky problem me rezolutën për Çamërinë që është tashmë një çështje debati, por edhe e pritshme për t’iu paraqitur e më tej për t’u aprovuar nga Parlamenti shqiptar. Një Rezolutë e cila si thuhet edhe në Projektin  e paraqitur nga ana e PDIU-së ka edhe fuqi prapavepruese për shtetin e sotëm shqiptar e atij që do të dalë nga zgjedhjet e Qershorit të vitit 2013. Nuk e dimë se sa nga përfaqësueset e familjeve që mban kjo listë e kanë në dorë këtë dokument që, gjithsesi ka interes qoftë ekonomik, juridik apo edhe studimor. Fshatrat që përshkruhen në këtë listë (ata në Greqi) janë Kirasova, Voshtina, Delvinaqi, Ajgiorori, Mavrobulli, Zavdrihollollo, Kridgal Valtiste,Kuturladhëza, Dragomi, Zellove, Kukulos Zice , Katuna, Glizan etj.. Emërtimi i shkresës është bërë në gjuhën frënge. Në këtë listë nuk është e  vështirë që të shohësh edhe emra tipikë çamë. Në fshatin Raiko janë emrat Muharrem Thcami (Çami), Muin Tchmi, Rakip Tchami dhe Sadik Tchami (Çami) nëse do t’i referoheshim si pozicion gjeografik, shkresa thotë se të gjithë këto prona i përkasin Prefekturës së Voshtinës dhe asaj të Janinës. Në llagapet më të njohur të familjeve gjirokastritë të asaj kohe janë të shumtë. Në të mund të përmendim familjet Karagjozi, Kokalari, Bejko, Guri, Omari, Kalo, Budo, të bie në sy se në këtë listë është edhe familja e Çerçiz Topullit, Ago Topulli. Të bie në sy që në emërtimin e emrave janë vënë edhe ofiqet fetare apo pasurore si  Aga, Mulla për muslimanët, etj..  Publikimi kësaj shkrese autentike është edhe një mesazh që parlamenti shqiptar në diskutimin që do të bëjë për Rezolutën Çame të  ketë parasysh edhe këto prona që janë shumë të mëdha në sipërfaqe e në numër të qytetarëve shqiptarë në Greqi. Kushtet mjaft të vështira për të patur një zgjidhje sa më të rregullt juridike për këtë problem duhet që t;i prijë vetë shteti ynë , pse jo edhe krijimi i një grupi ekspertësh mes të dy shteteve ku të ketë juristë, avokatë, specialistë të ndryshëm , arkivistë, etj., për ta zgjidhur problemin. Nuk duhet të harrojmë se minoritarët grekë në Shqipëri që në vitin 1991 e deri më sot me tapi shtetërore shqiptare kanë marrë tokat në pronësi të tyre Për ironi të fatit shumë pasardhës të këtyre familjeve janë gjykatës në Tiranë ose në qytete të tjera..  Pa bërë shumë analiza të hollësishme përpara kësaj shkrese pyesim thjesht e saktë: “Po me pronat e shqiptarëve në Greqi kush do merret? Kush?