Kristaq XHAHO/ Shoqata e të verbërve të Shqipërisë dhe lëvizja për reformimin e gjithanshëm të saj

    510
    Sigal

    Gjatë 24 viteve të ekzistencës, përpunimi ideor i materialit zbatues, i pasqyruar si refleksion i praktikës ndërkombëtare të OJF-ve, ka qenë vetëm në dorën e njeriut, me imponim për t’u miratuar në diskutime formale. Po të shihet në tërësi, shumë prej drejtimeve janë në interes të prudencës të pakufizuar të kudogjendur të kryetarit.

    Udhëzimet dhe rregullat strikte, mospërputhja e të shkruajturës me të bërën, mungesa e autonomisë, të iniciativës dhe vetëveprimit në kompetencën e organit drejtues të bazës, projektimi i mënyrës zgjedhore nga zyra e tij dhe përcaktimi me seleksion i drejtuesve dhe mbështetësve i shërbenin rizgjedhjes si president në kongresin kombëtar për afro 6 mandate. Kur është pyetur se: statuti dhe gjithë aktivitetet e gjithçkaje që thuhet, ndryshe nga ajo që zbatohet i ngjet një regjimi ushtarak me urdhra dhe urdhëresa shprehu kënaqësi të madhe. Potenca nga jashtë, të dukurit rigoroz si person i ligjit që ndëshkon ashpër cilindo qe shkel rregullat, mbulonin së brendshmi abuzimet dhe gllabërimin e fondeve. Në një rast si i pastrehë kur e kishte apartamentin të dhënë nga ish komiteti ekzekutiv i Tiranës, siguroi kesh nga enti kombëtar i banesave 16 milionë lekë për apartamentin 2+1. Në një rast tjetër, gjatë të gjithë viteve sipas vendimeve të ndryshme të siguruara nga mbështetësit, paga të larta deri në 140 mijë lekë të reja në muaj aktualisht. Në raste të tjera nga fondet kolosale të shërbimeve brenda dhe jashtë vendit dhe spekulimet e shumta nga më të rafinuarat. Askush nuk mund të depërtonte te rrethi konfidencial i tij veç të afërmve, të mirbesuarve, të emëruarve në punë, vetëm e vetëm që mos të kishte shfryrje, por ja që të pakënaqurit nga njëherë do ta hapnin gojën me ankesë deri tek qendra evropiane e aftësisë së kufizuar në Bruksel, ngaqë sipas projekteve që nuk lëvroheshin prej muajsh siç ndodh edhe sot për pagesat e të punësuarve, vërteton anormalitetin dhe abuzimin. Të mëkuarit në mendjen e secilit të një idhulli, të modelit të njëriut të mësuar, të shumëbesuar, përfaqësuesit më të denjë, babait dhe profesorit për të gjithë, ishte sëmundja që e vuajti edhe e vuan SHVSH. Jeta i ka bërë te verbrit të mençur. Nuk kanë munguar edhe kundërshtimet individuale dhe në grup, ndonëse janë shuar nga ”supermeni”. Këtë rebelim ai e shfrytëzoi dhe e drejtoi së fundmi kundër ligjit të ri. Kur ngeli keq, kur kërcënohet dhe pozita e tij se statusi i të verbërve ka nisur të qethet qysh prej vitit 2000, kur sëpata filloi të bjerë mbi pemën e ligjit duke i prerë nenet një nga një, sa u katandis një kërcu me rrënjët mbi ujë. Britmat e dëshpëruara tani, përplasja me personalitet shtetërore, se 8098 i iku nga duart, anëtarësia e ka braktisur në masë, jetëgjatësia në krye të organizatës po venitet, doktori avokat ngeli me gisht ne gojë. Fyerja e rëndë, imazhi i keq, gjendja e mjeruar e të verbërve, lojërat politike me fatin e tyre, i kanë revoltuar si me krerët e shoqatës ashtu dhe me ata që kanë në dorë qeverinë. Presidenca, këshilli kombëtar, shebeket nëpër rrethe me të madhin e tyre në krye duhet të japin dorëheqjen e menjëhershme. Diskutimet në masë në gjithë vendin të ”ish” ose anëtarëve të shoqatës, të të braktisurve, të të mashtruarve si një lëvizje në shkallë të gjerë ka në esence reformimin dhe riorganizmin e shoqatës.
    Intelektualët, njerëzit e përkushtuar prej vitesh si pjesë e inteligjencës kombëtare, mësues, ushtarak, mjek, jurist, artist, letrarë, gazetarë, etj, si aktivistë të mirënjohur të palodhur, guximtarë, duhet të menaxhojnë e të orientojnë drejtë këtë lëvizje, të tërheqin forumin rinor, ta vënë atë në krye. Takimet nëpër rrethe dhe konferenca e jashtëzakonshme kombëtare në Tiranë do ti japi kuptimin kësaj lëvizjeje , do përmbysi ”monarkun” dhe do ta bëjë këtë shoqatë me të vërtetë demokratike.