Kozeta Zavalani/ Ankth

    407
    Sigal

    (Tregim)

     Nga kaseta tingëllon melodia e këngës “Life for rent” nga këngëtarja Dido, që asaj i pëlqen shumë. E merr magnetofonin me vete dhe del, duke ecur si majë një urë të harkuar, me tela. Vazhdon të marrë compazine sipas udhëzimeve të mjekut, çdo tetë orë. Të dielën në mesditë nuk ishte e qetë. Kokën e ndien të rëndë, sikur ta kenë goditur me një çekiç të mbuluar me peshqir. Në të njëjtën kohë sikur ndien gjithnjë e më tepër ankth dhe ngutje. Ka nevojë të flejë, por kur shtrihet në shtrat, sheh makthe të tmerrshme. E përndjekin vazhdimisht. Dhe ajo nuk di se ku ta fusë kokën. Sheh veten të kërcejë nga dritarja e katit të dymbëdhjetë. Dhe nuk vritet. Zemra i rreh fort, vrapon si e çmendur dhe djersitet aq shumë, sikur të ketë ndenjur mbi një kazan me ujë që vlon. Ngrihet përsëri. U hedh një sy shënimeve, që doktoresha i ka dhënë. Asgjë nga këto që ndien, nuk shënohen në listë. Vetëm diku flitet për një lodhje rraskapitëse. Nuk ka ndonjë kartë informacioni mbi compazinën. Me trupin e rënduar zvarritet drejt raftit të librave, tërheq manualin e tabletave dhe kërkon të mësojë për compazinën. Nuk ka parë kurrë kaq efekte të mundshme anësore. Reaksione skizofrenike, lodhje, letargji, mungesë qetësie, hiperveprimtari të metabolizmit.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf