Korçë, tenton të vrasë babain e tij në spital, arrestohet 28-vjeçari

396
Sigal

Një tjetër çmenduri mund të ndodhte mëngjesin e sotëm në Korçë, por që fatmirësisht është parandaluar në momentet e fundit.

Burime nga policia bëjnë të ditur se kanë arrestuar 28-vjeçarin Petrika Ceco, i cili kishte shkuar për të vrarë babanë e tij që ndodhej i shtruar në spital.

Ai e kishte goditur dhe dhunuar babanë e tij që ndodhej në spital dhe më pas ka tentuar që ti marrë frymën duke e lidhur për qafe me një rrip.

Infermierët dhe mjekët kanë ndërhyrë, duke njoftuar policinë. Këta të fundit e kanë vënë në pranga duke e akuzuar për tentativë vrasje.