Koncesion 30 vjeçar edhe për faturat e ujit, gati klienti që do përlajë këtë “thelë”

    420
    Koncesionet nuk po ndalen, aq sa duket se edhe ajri dhe rrezet e diellit që janë “Prodhim i Zotit”, thuhet se do të jepen me… koncesion, duke detyruar shqiptarët të paguajnë jo taksa direkt me kupon tatimor, por taksat që ua mbledh shteti e ua jep klientëve të vetë. Kontrolli mjekësor, dializa, shërbimi në spitale, portet, laboratorët, aeroportet, shërbimi transporti urban, plazhet, HEC-et, lumenjtë, deti, pulat fiskale, parkingje, shërbimi i radarëve detar e ajror, pastrimi publik, varrezat, tunelet e ushtrisë, TEC-et, kromi, bakri, nafta etj, janë dhënë me koncesion duke krijuar një oligarki klientësh, miqsh, ortakësh, shokësh e familjarësh të shtetarëve, të cilët i akne marrë pëto pasuri në dorë dhe i “mjelin” miliardat që burojnë prej tyre pa konsumuar asgjë, duke i futur në llogaritë e tyre personale, në mënyrë skandaloze edhe për shërbime që i kryejnë me mjediset, godinat, pajisjet dhe punonjësit e shtetit! Kjo histori koncesionesh “të pista”, që u tha se do të ndalej e madje, do të anuloheshin gjithë koncesionet e dhëna deri në shtator 2013, pas këtij viti vazhdoi më gjerësisht dhe në mënyrë të shfrenuar, sidomos në sektorin e shëndetësisë! Gjithë pasuritë publike, asetet e shërbimeve shtetërore pronë e popullit që kanë mbetur “gjallë”, po bëhen “thela” pasurimi e grabitjeje nëpërmjet dhënies me koncesion, si marifet që përdoret për vjedhjen e pasurive kombëtare, taksave të shqiptarëve dhe fondet e buxhetit të shtetit. Burime të Gazetës “Telegraf”, bëjnë me dije se së shpejti do të nis edhe një koncesion tjetër, që po bëhet gati nga “rilindësit”.

     Eshtë koncesioni, që do të ketë si biznes plotësimin dhe shpërndarjen e faturave të ujit, të mirëmbajtjes së kanalizimeve e të rrjedhjes së ujërave të ndotur, që deri tani i plotësojnë dhe i shpërndajnë “shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve”. Nuk bëhet fjalë vetëm për faturat e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, por për të 56 ujësjellësit e Shqipërisë. Duke përdorur si “sebep” skandalin e vjedhjes që u bë me mbifaturimet e ujit në muajin janar 2016 në Tiranë, “mjeshtrat” e koncesioneve në qeveri, duke folur në emër “të shërbimit të kulturuar, të ndershëm e të sigurtë ndaj qytetarëve”, kanë nisur ideimin dhe projektimin e koncesionit të faturave të ujit të pijshëm, duke ua hequr ndërmarrjeve të ujësjellësve dhe duke ia dhënë një firme private, që thuhet se ata e kanë paracaktuar si emër, si përqindje fitimi e si përqindje përfitimi për vete! Sipas burimeve nga Enti Rregullator Kombëtar i Ujit (ERRU), thuhet se ky koncesion do të shpallet si i “fituar” (dhuruar) për firmën e përzgjedhur kliente të kupolës së “Rilindjes” në muajin maj 2016. Por do të nis zbatimin në muajin korrik 2016, duke marrë të drejtën e faturimit të ujit për konsumatorët. Në fazën e parë korrik-dhjetor 2016, koncesioni do të futet në veprim në Tiranë, Korçë, Fier, Elbasan, Durrës, Vlorë e Berat. Ndërsa në janar 2017, ky koncesion do të futet në veprim në të gjithë Ujësjellësit e Shqipërisë dhe do parashikohet të jetë me kontratë koncesionare qeveritare për 30 vjet! Po cila është firma që do të “gllabëroj” këtë koncesion, i cili përveç printimit të letrës së faturave nuk kërkon asnjë investim financiar teknologjik? Sa përqind të vlerës së faturave, do të përfitoj firma? A do të diktoj çmimet e ujit, apo jo? A do të veproj me fatura afofre për ata që nuk kanë sahate matës? Ku do të ankohen qytetarët, në rast se vidhen në vlerën e faturave? A do të fitoj koncesionari përqindje edhe nga pagesat e mirëmbajtjes së rrjetit që pasqyrohen në fatura? A janë thirrur “lartë” drejtorët e Ujësjellësve të rretheve e qyteteve, për t’u “instruktuar” që të pranojnë si “zgjidhje” dhënien e faturimit me koncesion? Përgjigjet për këto pyetje do t’i japim në ditët në vazhdim…
    Sigal