Klosi: Punësimi i të Rinjve, duhet sistem dual arsim profesional- biznes

    366
    Sot u mbajt Konferenca për Punësimin e të Rinjve. Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi vuri ne dukje, drejtimin e të rinjve drejt arsimit profesional , si mundësi për punë të denjë e rroga të konsiderueshme. Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka nga ana e tij tha se, është shumë e rëndësishme të kuptohet roli i seicilit në tregun e punës.
    Blendi Klosi: Ne duhet të shkojmë shumë shpejt drejt sistemit dual i cili kërkon që gjysmën e praktikës apo mësimdhënies ta kemi në shkollë, dhe gjysmën 50% të saj ta kemi prapë në biznes. Por kjo nuk mund të realizohet, nqs shkollat tona nuk kanë kontrata të drejtëpërdrejta në biznes. Ku përfitimi të jetë i dypalshëm. Bizneset të kenë mundësi që të ofrojnë trajnim për punëdhënësit apo punëmarrësit e ardhshëm të tyre. Ata të cilët do të punojnë në këto ndërmarrje të kenë mundësi që të marrin që në bankat e shkollës njohuritë e tyre në praktikë. Dhe biznesi të kontrollojë dhe të kuptojë sa janë të nevojshëm këta. Vetëm duke e transformuar këtë marrëdhënie. Si marrëdhënie dypalëshe ndërmjet shkollave dhe bizneseve. Ne mund të kemi një përfitim reciprok, ne mund të kemi një të ardhme të denjë për sistemin dual në Shqipëri.
    Nikolin Jaka: Është shumë e rëndësishme të vlerësojmë, rolin pozitiv dhe dialogun e ndjekur nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Pasi realisht nëse nuk kemi funksional qeverisje, fuqi punëtore dhe sipërmarrje nuk mund të kemi asnjëherë rezultatet e duhura dhe të kërkuara.
    Prandaj unë uroj që jo vetëm Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë por edhe Ministritë e tjera të dikasterit të qeverisë të cilat e kanë për detyrë menaxhimin dhe hartimin e strategjive të qarta për objektivat dhe për rrugën që do të ketë ekonomia Shqiptare, kanë për detyrë hartimin dhe menaxhimin territorial të vëndit tonë.
    Kanë për detyrë njëkohësisht edhe hartimin e strategjive të qarta për sektorët prioritarë të ekonomisë Shqiptare. Në mënyrë që këta që sot mund të trajtohen si punëkërkues, nesër mund të jenë realisht vlerë e artë e ekonomisë Shqiptare. Agjensitë e punësimit dhe të trajnimit profesional, si dhe sipërmarrja Shqiptare në tërësi të jenë të orientuar qartësisht se kush janë sektorët që potencojnë ekonominë dhe vlere të shtuar në tregun Shqiptar.
    Sigal