Klosi: Në fshat informaliteti më i madh

    360
    Lufta kundër informalitetit dhe shëndoshja e skemës së sigurimeve shoqërore kanë qenë temat e takimit që ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi zhvilloi sot me drejtuesit e Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe inspektorët e bujkut nga i gjithë vendi.
    Në fjalën e tij, ministri Klosi evidentoi faktin se informaliteti më i madh në tregun e punës është në fshat. Ndaj, ka bërë të ditur ai, fushata e luftës kundër informalitetit që ka filluar qeveria duhet të shtrihet edhe në këtë drejtim, për të bërë të mundur që të shtohet numri i të siguruarve, por edhe të rriten të ardhurat në skemën e sigurimeve shoqërore. “Shtimi i numrit të të siguruarve dhe i sasisë së kontributeve të derdhura duhet të jetë deviza dhe synimi ynë parësor.
    Në Shqipëri ka një informalitet shumë të lartë në punë dhe këtë nuk e gjejmë në statistikat e Inspektoratit të Punës, por në statistikat e INSTAT-it dhe të organizatave ndërkombëtare, si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Një ndër arsyet kryesore është fakti se statistikisht, informaliteti në punë më i lartë është ai në bujqësi”, – tha ministri Klosi.
    Sigal