E përplas automjeti, humb jetën 3-vjeçarja nga Fieri

407
Një aksident me pasojë vdekjen e një 3-vjeçareje ka ndodhur para pak minutash në Fier. Mësohet se viktima është përplasur nga një automjet pranë banesës së saj. Nga dëshmitarët e ngjarjes, bëhet me dije se 3-vjecërja ishte duke luajtur në momentin e aksidentit. Viktima është dërguar menjëherë në spital për të marr ndihmën e parë mjekësore, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që ka arrestuar drejtuesin e automjetit, që mësohet se është i afërm i familjes së vogëlushes. 
Sigal