Klosi: 30,000 vende pune bosh, por duhen kualifikuar punëkërkuesit

    346
    Ministri i Mirëqënjes Sociale e Rinisë ka deklaruar se në vend janë në dispozicion të punëkërkuesve të papunë 30 mijë vende pune, por më parë Klosi ka theksuar se ata duhet që të kualifikohen në mënyrë që të jenë të suksesshëm në vendet që janë vakant dhe ti përgjigjen kështu kritereve që kompanitë kanë vendosur për punësimet e reja.
    Klosi ka shtuar se, me kalimin e kohës këto vende pune do të zihen, ndërkohë që kualifikimet do të vijnë hap pas hapi për çdo pozicion.
    Këto deklarata, Ministri Klosi i ka bërë gjatë një ceremonie për hapjen e një kompanie call centër, ku drejtuesi i kompanisë së re në Kashar i ka bërë thirrje gjithë të rinjve që të mos largohen nga vendi por të kërkojnë punë brenda tij.
    Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ishte i pranishëm në ceremonië e hapjes së call-centerit i cili do të punësojë 300 të rinj e të reja duke marrë përsipër edhe trajnimin e tyre.
    Sigal