Kampionati botëror i notit për të rinj/ Në ditën e parë të garave të notit, sportistët shqiptarë thyen 3 rekorde kombëtare. Trajneri Fetishaj: 11 notarët nga Shqipëria kanë formë të shkëlqyer

1098
Sigal

Presidenti i FSHN, Agim Çiraku: Kampionati Botëror për të rinjtë në Budapest, sukses për sportin dhe trajnerët e pasionuar

Nisin garat e të rinjve, Shqipëria me njëmbëdhjetë notarë. Trajneri Arjan Fetishaj: Rezultatet e ditës së parë, frut i stërvitjes dhe kontributit të familjarëve

Kampionati Botëror i Notit për të rinj në Budapest/ Dita e parë mbyllet me tre rekorde kombëtare

Kampionati Botëror i të Rinjve në not ka ngritur siparin ditën e djeshme në Budapest të Hungarisë, ku nga datat 20-25 gusht, sportistët e rinj nga mbarë bota do të garojnë përballë njëri tjetrit për medalje dhe rekorde. Në këtë kampionat, Shqipëria përfaqësohet denjësisht, pasi janë plot 11 notarë të rinj që do të garojnë për Flamurin kuq e zi. Në këtë botëror, kombëtarja shqiptare, drejtohet nga Arjan Fetishaj dhe Jurgen Fici dhe, ashtu si dhe në eventet brenda vendit, synimi është për rezultate sa më të larta dhe rekorde kombëtare.

3 rekorde kombëtare që në ditën e parë për Shqipërinë

Përfaqësuesja e notit Shqiptar për të rinj, në Botëror, e nisi në mënyrën më të mirë ditën e parë, pasi u vendosën 3 rekorde kombëtare për të rinj. E para që vendosi rekord ishte Dita, Emma Rock në 50 metra stil bretkose me kohën 37.09. Ndërkohë një rekord tjetër është thyer nga Kledi Kadiu, i cili vendosi kohën më të mirë kombëtare për të rinj me 51.62 në 100 metra stil i lirë.

Trajneri Arjan Fetishaj u shpreh tejet i kënaqur për këtë përfaqësim të Shqipërisë në këtë kompeticion kaq të rëndësishëm. Fetishaj tha për “Telegraf “, se kishte kohë që nuk mblidheshin kaq shumë notarë në një event kaq të madh. “Kemi një numër sportistësh të konsiderueshëm në përfaqësim, plot 11, midis tyre 7 djem e 4 vajza. Sportistët duken në formë të mirë, për gjithçka çfarë kanë konsumuar në stërvitje me trajnerët e tyre. Vetëfinancimi nga sportistët në aktivitet, tregoi dukshëm kontributin që po japin familjarët në përfaqësimin tonë në arenën ndërkombëtare, në ditët e ardhshme shpresojmë kohë edhe më të mira nga notarët, i urojmë suksese në gara”- u shpreh Arjan Fetishaj, i cili dha edhe një vlerësim për një nga rekord thyesit e Shqipërisë. “Kledi Kadiu, me këtë ritëm mund të jetë kandidat për Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi është një notar i ri në moshë, dhe ka pasur rezultate shumë të mira, një perspektivë që mund t’i kthejë notit shqiptar një kapitull të ri.”

Përfaqësuesja e notit Shqiptar, e nisi në mënyrën më të mirë ditën e parë pasi u vendosën 3 rekorde kombëtare për të rinj. E para që vendosi rekord ishte Dita, Emma Rock në 50 metra stil bretkose me kohën 37.09. Ndërkohë një rekord tjetër është thyer nga Kledi Kadiu, i cili vendosi kohën më të mirë kombëtare për të rinj me 51.62 në 100 metra stil i lirë

 

Rezultatet e notarëve shqiptarë në ditën e parë

Ared Ruci —-100 shpinë 1.07.63

Stiven Xhufi —-100 shpinë 1.06.71

Xhon Diko—- 100 bretkosë 1.09.89

Kledi Kadiu—- 100 bretkosë 1.04.39

Elise Nake —-100 shpinë 1.23.69

Stafeta 4×100 stil i lirë

Kledi Kadiu

Fabio Dajzmaili

Stiven Xhufi

Paolo Priska

3.41.06- rekord për të rinj

Presidenti FSHN-së Agim Çiraku:

Rezultatet e ekipit të të rinjve në Budapest janë pjesë e vazhdimësisë së rezultateve të Kampionatit Kombëtar që sapo mbyllëm. Trajnerët e apasionuar janë pjesë e suksesit në thyerjen e shumë rekordeve për moshat. Organizimi i kampionatit me moshat e vogla, të rinjtë dhe mbyllja me të rriturit e ka rritur grintën dhe ka thyer rekorde, të cilat kishin mbi 30 vite që nuk ishin arritur. Rritja e mbështetjes financiare nga shteti do të ishte një ndihmë e madhe për momentet e vështira dhe koston e rëndë për familjet e sportistëve.