Ja personat që do kenë në dorë hapjen e dosjeve të Sigurimit

    614
    TIRANË – Kandidatët për anëtarë të Autoritetit për informimin në dokumentet e ish-sigurimit të Shtetit janë prezantuar sot para Kuvendit, i cili vetëm 5 prej tyre që do t’i japë të drejtën për informimin në lidhje me dosjet sekrete të ish-sigurimit.
    13 kandidatët kanë shpalosur para deputetëve në nënkomisionin e Ligjeve karrierën e tyre dhe kanë argumentuar përse duan të jenë pjesë e këtij procesi të rëndësishëm që pritet të nisë vendi ynë. Mes tyre ka persona që prej vitesh kanë punuar në Shërbimin Informativ Shtetëror, ish-të dënuar politik e të internuar, ish-zv/ministra, ushtarakë, juristë e prokurorë. Ka edhe nga ata që evidentojnë fortë faktin se nuk kanë qenë anëtarë partie në asnjë sistem, por edhe nga ata që thonë se edhe pse nuk janë deklaruar kanë qenë anëtar të Partisë Komuniste.
    Deputeti Pandeli Majko ka përjashtuar një kandidaturë duke thënë se nuk lejohen punonjësit e favorizuar nga ish-Shërbimi.
    Prezantimet e tyre në nënkomisionin e Ligjeve
    Vasilika Hysi: Kandidatët të paraqitin certifikatën e sigurisë. Shërbimi i monitorimit ka shqyrtuar dokumentacionit. 
    Durim Grabova: Certifikata e sigurisë nuk mund të merret individualisht. I jam drejtuar departamentit dhe kam marrë përgjigjen se nuk mund të aplikoj në mënyrë individuale. 
    Administrata e Kuvendit: Do ta merrni me kërkesë të Kuvendit pasi të keni marrë mbështetjen e 20 deputetëve. 
    Durim Grabova: Ç’vlerë ka ky komunikim përpara se të marr firmat e deputetëve mbështetës.
    Majko: Ne po bëjmë vlerësim paraprak sipas ligjit. Po ju dëgjojmë publikisht që publiku të kuptojë se kush janë kandidatët për poste të rëndësishme.
    Altin Hoxha: Prej 15 vjetësh jam në strukturat e Shërbimit Informativ Shtetëror. Eksperienca besoj është në përputhje me kriteret e kërkuara. Kam aftësi të mjaftueshme në sajë të detyrave drejtuese që kam kryer mirë.
    Daut Gumeni (propozim nga shoqatat e ish-të përndjekurve): Në këtë moshë nuk mund të vetë-ofrohesha për detyra të rënda. Jam i nderuar që u kujtuan për mua dhe më propozuan. Gjysmën e jetës sime kam qenë i burgosur. 23 vjet në burg. Kam punuar në arsim më pas dhe në Presidencën e Republikës. Është në dobi të të gjithëve të marrim vesh se çfarë ka ndodhur në të shkuarën tonë. Të mos kemi frikë nga e shkuara. Mbase na del më mirë. 
    Dariet Sina: Kam studiuar tre niveli juridike në Athinë. Jam lektor i të drejtave të njeriut
    Durim Grabova: Që në moshën 14-vjeçare jam internuar. Për të mirë të familjes sime jam këtu.
    Ermira Shtino: Vij nga Ministria e Mirëqënies Sociale, por kam kandiduar personalisht. Kam kryer detyra shtetërore në ministri që prej vitit 1998.
    Gjon Fierza: Vij nga Shërbimi Pyjor Shqiptar. Nuk jam i deklaruar, por nuk kam qenë as anëtar i Partisë Komuniste.
    Aqif Gjana: Kam përfunduar studimet pedagogjike. Kam shërbyer në shërbimin ushtarak. Më pas në Hekurudhën Shqiptare. Nuk kam qenë anëtar partie në asnjë sistem.
    Majko: Përjashtohet punonjësit e favorizuar nga ish-Shërbimi. Ju keni qenë punonjës i Arkivës Sekrete në Kukës. Ju përjashtoheni nga ky konkurrim.
    Mariglen Kasmi: Jam larguar me vullnet nga Forcat e Armatosura. Angazhohem për përkushtim në fatin e njerëzve të cilët kanë vuajtur këtë dënim. Ka eksperiencë në arkivistikë.
    Majko: Pse jeni larguar nga ushtria?
    Kasmi: Jam larguar pa arsye personale familjare. Pa asnjë arsye tjetër.
    Majko: Me këtë CV që ke ti? Kush ta solli në majë të hundës aty?
    Kasmi: Askush. Po kam menduar për një hap të rëndësishëm në karrierë në fushën e historisë.
    Petrit Karabina: Kam qenë punonjës i Shërbimit Informativ në 93-shin. Kam qenë zv/ministër i Mbrojtës në kohën e z. Majko ministër. Kam qenë i angazhuar tek partia Bashkimi Liberal Demokrat.
    Selami Zalla: Jurist, prokuror. Avokat. Këto janë profesionet e mia në vite. Nuk kam konflikt interesi privat në këtë çështje.
    Simon Miraka (nga shoqatat e të drejtave të njeriut): Ky ligj i shërben demokracisë dhe forcimit të të drejtave të njeriut.
    Sipas përcaktimeve të ligjit të miratuar më 30 prill 2015, Autoriteti përbëhet nga 5 anëtarë, ku dy anëtarë do të propozohen nga Kuvendi, një anëtar i propozuar nga Këshilli i Ministrave, një përfaqësues i propozuar nga shoqatat e të përndjekurve politikë, nga radhët e kandidatëve të mbështetur nga jo më pak se 28 deputet dhe një përfaqësues i propozuar nga Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, nga radhët e kandidatëve të mbështetur nga jo më pak se 28 deputetë.




    Sigal