Hortensia Saliu/ Atdheu im

    374
    Sigal

    Atdheu im i dashur,

    toka ime e ëmbël,

    vendi im i dlirë,

    vendlindja ime e lirë.

    Luftuam për ty

    jetuam me ty,

    u rritëm te ty,

    e do vdesim këtu.

    70-vjetorin e çlirimit,

    të gjithë do festojmë,

    dëshmorët do kujtojmë,

    luftën tonë do përjetësojmë.

    E brishtë ti rritesh,

    o lule që lulëzon,

    ti kurrë s’do vyshkesh,

    përgjithmonë do të rrosh.