Hetimet për Kajmakun/ Sekuestrohet celulari i nënkryetarit të Bashkisë Vorë

587
Sigal

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar celularin e nënkryetarit të Bashkisë së Vorës, Gentian Picarit pasi dyshohet se ka pasur lidhje të ngushta e ish-kryetarin e shpallur në kërkim, Agim Kajmakun.

Theksojmë se Picari është emëruar në postin e nënkryetarit nga Agim Kajmaku, pasi ky i fundit shkarkoi nga detyra dy nënkryetarët e kësaj bashkie, Laureta Omerit dhe Hekuran Brahimajt.

Për më shumë se një javë Agim Kajmaku është shpallur në kërkim. Prokuroria njoftoi se se Kajmaku rezulton në kërkim për 3 vepra penale. Sipas dokumentit bëhet me dije se veprat për të cilat akzuzohet ish-numri 1 i Vorës, janë: “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”. Në bazë të Kodit Penal, këto vepra janë të rënda dhe dënimi shkon deri në 15 vite burgim.

Dyshimet e prokurorisë janë se Kajmaku ka firmosur shkarkimin nga detyra të dy n/kryetarëve, pasi KQZ i hoqi mandatin më 1 Nëntor. Avokati i Kajmakut pretendon se këto dy lëvizje janë bërë më 31 Tetor, ndërkohë që bën me dije as ai nuk ka dijeni për vendndodhjen e klientit të tij.