Greqia i kthen Shqipërisë edhe 1165 emigrantë

441
Sigal

 

Kohë të vështira për shqiptarët në shtetin helen

 

Për muajin shtator
sipas njoftimit të policisë greke janë kthyer në Shqipëri për qëndrim të jashtëligjshëm
1,165 shqiptarë, kjo sipas planit për trajtimin e migracionit të parregullt,
edhe 1,745 të huaj të kombësive të ndryshme janë kthyer gjithsej gjithë
territorin, në vendet e tyre për muajin shtator të 2016. Që nga fillimi i vitit
janë ekstraduar  në total në vendet e
tyre 13. 928 njerëz, ku  janë kthyer nga
policia greke 9.075 shqiptarë që nga fillimi i vitit e deri  në fund të muajit shtator. Në kurriz të
këtyre vendeve të treta kanë qenë prapa dhe vendimet e dëbimit për hyrje të
paligjshme në Greqi. Rimbursimet e bëra përmes programeve vullnetare të
riatdhesimit të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim dhe të kthimit të detyruar
nga Shërbimi Policor greke. Kthimi i detyruar është bërë edhe për persona të
ardhur nga  vendeve anëtare të BE, si
Rumania dhe Bullgaria me nga 16 dhe 20 persona. Numri më i madh i të
kthyerve  për në  Shqipëri ishte me 1,165 persona, Pakistani
155 persona, Iraku 88 persona, Gjeorgjia 82 persona, Afganistani 77 persona,
Bullgaria 20 persona, Iran 19 persona dhe Rumania 16 persona. Nga njoftimi i
policisë greke publikohet se që nga fillimi i vitit në total në vendet e tyre
janë kthyer 13. 928 njerëz.

 

Statistikat zyrtare
si më poshtë:

 

Janar – u dëbuan
1.300 emigrantë, Shqipëria (755 persona), Maroku (336 persona), Gjeorgjia (51
persona), Iran (25 persona), Bullgaria (24 persona) dhe Turqia (19 persona).

 

Shkurt – u dëbuan
1.193 emigrantë, Shqipëria (829 persona), Iran (51 persona), Maroku (50
persona), Gjeorgjia (34 persona), Pakistani (31 persona), Bullgaria (23
persona), Turqia (23 persona) dhe India (22 persona).

 

Mars – u dëbuan
1.601 emigrantë klandestinë, Shqipëria (745 persona), Maroku (498 persona),
Algjeria (128 persona), Gjeorgjia (52 persona), Iran (26 persona), Iraku (19
persona), Bangladeshi (16 persona) dhe Afganistani (11 persona).

Prill – u dëbuan
1.832 emigrantë klandestinë Shqipëria (885 persona), Pakistan (297), Morok
(202) Iraku (70), Iran (69), Bangladesh (57), Algjeria (50), Gjeorgjia (36),
(Turqia 33) dhe Afganistani (17).

Maj – u dëbuan
1.694 emigrantë klandestinë Shqipëria (852 persona), Pakistani (157), Maroku
(107), Iran (61), Gjeorgjia (51), Afganistani (45 persona), Bangladeshi (29)
dhe Bullgaria (16 persona).

Qershor – u dëbuan
1725 emigrantë klandestinë, Shqipëria (808 persona), Iraku (230 persona),
Afganistani (201 persona), Iran (149 persona), Pakistani (59 persona),
Bangladeshi (51 persona), Gjeorgjia (42 persona) dhe Maroku (40 persona).

 

Korrik – u dëbuan
1,302 emigrantë të kombësive të ndryshme, nga Shqipëria (737 persona),
Afganistani (119 persona), Iraku (105 persona), Pakistani (89 persona), Irani
(44 persona), Gjeorgjia (55 persona) dhe Bullgaria (25 persona).

 

Gusht – u dëbuan
1.204 emigrantë klandestinë, Shqipëria (687 persona), Afganistan (107 persona),
Iraku (86 persona), Pakistani (58 persona), Gjeorgjia (57 persona), Irani (53
persona) dhe Maroku (39 persona).

 

Shtator- u dëbuan
në total 1,745 klandestinë,  Shqipëria me
1,165 persona, Pakistani 155 persona, Iraku 88 persona, Gjeorgjia 82 persona,
Afganistani 77 persona, Bullgaria 20 persona, Iran 19 persona dhe Rumania 16
persona.