Flamur Tartari/ Mihal Angjeli, një nga kirurgët më në zë në Vlorë dhe në të gjithë vendin.

    736
    Sigal

    Njeriu që me punën e tij bëri shumë për popullin e Vlorës, ku ka lënë një gjurmë të pashlyeshme, të cilin edhe sot pas shumë kohe e kujtojnë pacientët, populli dhe ish nxënësit që ai përgatiti.Ishte një mjek me zemër të madhe që jetoi e punoi shumë, duke shëruar dhe operuar shumë pacientë. Dr. Mihali është ndër të parët që ka bërë ndërhyrje kirurgjikale në stomak në vendin tonë. Ai së bashku me Gjergji Dakon dhe Faik Turdiun u specializuan nga Prof. Lozzi në Spitalin e Tiranës.Mihal Angjeli ishte nga një familje minoritare dhe lindi me 29 tetor 1912 në fshatin Jermë të Sarandës. Familja e tij, përveç prindërve, përbëhej edhe nga gjashtë vëllezër të tjerë.Në atë kohë, nga varfëria që ekzistonte, babai i tij Kosta vendosi ta dërgojë Mihalin së bashku me dy vëllezërit e tij në Greqi (Athinw), kur ai ishte në moshën fëmijërore 11 vjeçare.Ata shkuan tek i vëllai i Kostës për ta ndihmuar atë por edhe për të vazhduar shkollën atje.Xhaxhai i tij, vuri re tek ky fëmijë një dëshirë të madhe për tu shkolluar dhe vendosi me shumë miq ta shkollojë edhe më tej Mihalin. Edhe ky pas shumë vitesh e kujtonte dhe fliste me shumë dashuri dhe respekt për këtë njeri që e futi në jetë dhe e bëri njeri të shkolluar. Pasi mbaroi me rezultate shumë të mira gjimnazin në Pire të Athinës dhe me që nuk ishte nënshtetas grek por minoritar, ai nuk lejohej (sipas ligjit grek) të konkurronte në shkollën c Aviacionit, për tu bërë pilot, që ai kishte dëshirë si djalë i ri që ishte, por edhe i varfër, sepse kjo shkollë kishte shume favore nga ana ekonomike. Atëherë, si gjithmonë, njerëzit e tij në Athinë i propozuan të konkurrojë në Fakultetin e Mjekësisë ku edhe fitoi me zotësi bursën dhe të drejtën për të studiuar për mjekësi. Ai e filloi shkollën shumë seriozisht me 1931 dhe e mbaron me rezultate tëshkëlqyera më 1939, duke u diplomuar Mjek i Përgjithshëm. Por gjatë viteve të studimeve i pëlqeu në mënyrë të veçante kirurgjia dhe gjinekologjia, për të cilat ai qëndroi shumë net duke bërë shumë sakrifica dhe hoqi dorë nga dëshirat rinore të kohës. Por si djalë i ri që ishte, këtë punë dhe pagjumësinë e sakrificat e mëdha i përballonte. Por në të njëjtën kohë ai fitonte një përvojë të madhe praktike, të cilën shpesh e kujtonte dhe ja transmetonte brezave më të rinj duke u thënë se pa sakrifica, pa derdhur djersë, sidomos në mjekësi s’bëhej as mjek, por në veçanti as kirurg dhe gjinekolog. Prandaj ai i studioi ato lëndë me shumë dëshirë dhe pasion. Krahas mësimeve, ai punonte natën që të përfitonte, por edhe të mësonte në klinikën Neuro-psikiatrike në Athinë dhe ditën vazhdonte studimet. Me porosi të familjarëve dhe me dëshirën e tij, ai vendosi të kthehej në Shqipëri për të punuar. Viti 1940 e gjeti mjekun e ri në Shqipëri i cili kishte filluar punën në rrethin e Sarandës, si mjek i përgjithshëm. Vështirësia e tij e madhe ishte që Mihal Angjeli nuk e zotëronte shumë mirë gjuhën shqipe. Por ai kishte në vetvete njëqëllim të tij që kur ishte në Athinë, që të mësonte me çdo kusht dhe shumë shpejt gjuhën shqipe. Prandaj me vullnet dhe punë, e cila ishte si moto e tij, duke vizituar shumë njerëz dhe duke i ndihmuar e shëruar ata, bëri që shumëshpejt të fillonte të mësonte gjuhën shqipe. Gjithashtu duke hyrë në shumë familje e shtëpi të pacientëve të tij lë fshatrave minoritare, te cilat c flisnin gjuhen shqipe, brenda disa muajve e mësoi atë shumë mirë. Mihal Angjeli, brenda vitit të parë të punës, fitoi një përvojë të mirë si mjek i përgjithshëm. Por në të njëjtën kohë ai fitoi edhe një respekt dhe simpati në popull, aq shumë të vlefshme për këtë mjek të ri. Dhe përsëri Dr. Angjeli flet dhe kujton tani pas shumë vitesh punë dhe përvoje: “Sa më shume te qëndrosh roje në spital, sidomos në urgjencë, pranë pacientëve tek koka, por edhe duke pyetur dhe marrë pjesë në manipulacione të ndryshme, aq më shumë mëson; sidomos si mjek i përgjithshëm, kështu mund të fitosh edhe përvojë edhe simpatinë në popull, te domosdoshme për një mjek, pra në mjekësi duhet vetëm punë, sakrifica dhe vullnet për të studiuar. Puna është përvoja që fiton çdo njeri gjatë ushtrimit të profesionit…”. Këto fjalë të tij janë aktuale edhe sot pas shumë vitesh në adresë të mjekëve të rinj, që ato duhet gjithmonë të bëjnë sakrifica për tu bërë të aftë nëprofesion. Me 1941, kur Shqipëria ishte e pushtuar nga fashizmi italian, edhe Mihalin e thirrën për të punuar në Spitalin e Tiranës në repartin e Kirurgjisë me shef profesor Lozzin (në atë kohë të gjithë shefat ishin mjekë italianë, (shënim i autorit).Tek ky profesor i madh, në ato vite ai gjeti një mbështetje të madhe duke i përvetësuar më së miri teknikat e ndryshme kirurgjikale.Në atë kohë, si antifashist që ai ishte dhe dallohej për ide përparimtare në dobi të vendit dhe popullit, duke ndihmuar në forma të ndryshme këtë luftë që kishte filluar për çlirimin c vendit. Kështu, këtë besim të madh që kishin për të, ai e vërtetoi kur me urdhër të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë Nacionalçlirimtare shkon mjek në spitalin partizan të Shën-Gjergjit të Tiranës. Më vonë transferohet në Peshkopi në spitalin partizan të Zerqanit, duke dhënë një kontribut të madh në mjekimin dhe shërimin e shumë partizanëve të sëmurë dhe të plagosur.Megjithëse sa ishte martuar, përpara idealit të tij për të ndihmuar çlirimin e vendit, ai e la të shoqen në shtëpi, Elpiniqi Papavangjelin nga Gjirokastra, edhe kjo nga familje mjeku, sepse e priste një detyrë shumë e shenjtë, ajo e mjekut partizan, të cilën Mihali e realizoi me sukses. Pas çlirimit të vendit, ai emërohet mjek kirurg pranë spitalit ushtarak, që sa po riorganizohej tani në një sistem tjetër. Tani i dilnin detyra më të mëdha këtij mjeku kirurg me gradën e majorit.Në ato vite ndodhën dhe shumë ngjarje jo të mira për mjekësinë tonë: u pushkatua profesor Lozzi, mjeshtri i tij, që e mësoi të bëhej kirurg për të cilin dr. Mihalit i erdhi shume keq. (Për këtë qëllim unë si kirurg i ri kur isha një herë në Vlorë dhe e takova Dr. Mihalin, i hapa bisedën për pushkatimin e prof. Lozzit dhe ai me të drejtë si mjek me përvojë, me një logjikë të mprehtë  mu përgjigj që edhe sot unë i jap shumë të drejtë: “Flamur, Prof. Lozzi bëri një gabim sepse shkeli Betimin e Hipokratit, por vendimi i qeverisë për pushkatim ishte shumë i nxituar, sepse po të ishte gjallë do të përfitonim shumë se bëheshin dy Shiroka në Shqipëri”. Mihal Angjeli transferohet përsëri në spitalin civil së bashku me dr. Shirokën, ndërsa në spital ushtarak filloi punën si kirurg Dr. Jul Koliqi, i cili erdhi nga Shkodra. Ai ishte koleg i dr. Shirokës dhe mësoi shumë prej tij, kur punuan bashkë në spitalin si kirurgë në Shkodër. Më 1946 Angjeli për 6 muaj punoi bashkë me dr. Shirokën, edhe ky një nga kirurgët e shquar të vendit tonë, i cili e udhëhoqi kirurgjinë shqiptare në mënyrën më shkencore për vite të tëra, duke habitur edhe vendet fqinje (shënim i autorit).Shiroka kishte një respekt të veçantë për dr. Mihal Angjelin, jo vetëm si kirurg i ri me shumë perspektivë por edhe si nxënës i Profesor Lozzit. (Dua të theksoj që në vitet e para, kur Lozzi zëvendësoi Shirokën, midis tyre pati disa debate teknike por kuptohej se të dy ishin mjekë kirurgë të shkëlqyer, por të shkollave të ndryshme të kirurgjisë.  Ajo austriako-gjermane dhe ajo italiane (shënim i autorit). Por të dy më vonë c respektuan njeri tjetrin, në ato vite bile dua të shtoj se të njëjtin mendim kishte edhe Shiroka për dënimin e profesor Lozzit, ai nuk ishte asnjëherë dakord që Lozzi të pushkatohej dhe këto që unë i them janë më se të vërteta…). Gjate kohës 6 mujore që punuan bashkë në spitalin e Tiranës në kirurgji, (Shiroka dhe Angjeli) rezultatet operatore ishin shumë të mira që më vonë edhe Dr. Angjeli e kujton me respekt këtë mjek kirurg të shquar shqiptar, Shirokën. Në fund të vitit 1946, Dr. Mihalin përsëri e transferojnë në Kuçovë, me që aty kishte një zhvillim të industrisë së naftës, (akoma aty punonte shoqëria italiane AIPA), dhe kishte shumë aksidente dhe shumë punë me punëtorë të plagosur gjatë ushtrimit të këtij profesioni të vështirë, prandaj ju caktua si detyrë të hapte repartin e Mikro-Kirurgjisë, aq të domosdoshëm në atë kohë për atë zonë industriale të vendit tonë. Ky  mjek kirurg me entuziazmin e tij, brenda një periudhe të shkurtër e hapi këtë repart ambulator duke fituar edhe vetë një përvojë të mirë por edhe simpatinë e popullit dhe të punëtorëve të zonës. Më 1947 kthehet përsëri në repartin c kirurgjisë në Tiranë, të Spitali Civil. Atje ai qëndroi gati një vit dhe nga fundi i këtij viti emërohet me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë në Vlorë.Në Vlore nuk kishte shumë specialistë dhe në atë kohë, përveç specialitetit të tij si kirurg, ai bëri një punë të madhe si mjek edhe për specialitetin c gjinekologjisë. Por punonte dhe në disa disiplina të tjera si mjek i përgjithshëm, që ai më parë kishte studiuar dhe punuar dhe gjithmonë ai ishte i palodhur. Puna e madhe që bënte jo vetëm si drejtor, por puna më e madhe ishte ajo e kirurgjisë, që për të kishte përparësi dhe mjekët e tjerë habiteshin për këtë energji të madhe që kishte ky njeri, doktor Angjeli për punën si kirurg, sepse dua të theksoj se Vlora mbulonte si Qark shumë pacientë nga Fieri, Berati. Skrapari etj. Ai detyrohej të shkonte edhe për vizita në këto rrethe si kirurg por edhe mjek, si përfaqësues në komisionet mjeko ligjore etj, pra ai bënte një punë të madhe, ishte gjithmonë i palodhur për çdo urgjencë. Në Vlorë, ai kishte në krah një nga figurat e shquara të infermieristikës shqiptare, nxënësin e të madhit dr. Osmanit, themeluesit të Kirurgjisë dhe Gjinekologjisë shqiptare, infermierin Ismail Xheladinin, që së bashku mc Mahmut Zajmin dhe më vonë Hydajet Cekën, përbëjnë trinomin e infermieristikës shqiptare në kirurgjinë shqiptare. Gjithashtu ai ndihmohej në atë kohë në Vlorë nga Ali Mihali, një nga mjekët e shquar të Vlorës, që vlonjatët kishin shumë respekt për këtë mjek me origjinë kosovare, por i rritur dhe i formuar në Vlorë. Për Dr. Mihalin, edhe media ka folur shumë këto vite të fundit të jetës së tij. Më shumë spikat edhe intervista e gazetares Z. Luka ku del në pah jeta dhe figura e këtij mjeku të shquar. Me të drejtë edhe unë i përkrah këto shkrime shumë të rëndësishme, për njohjen që shumë figura mjekësh apo infermierësh kanë mbetur në harresë nga vetë organizmat shtetërore, por edhe nga mos njohja e tyre nga ata që punojnë në këto vende, në shtetin tonë. Prandaj me të drejtë, shumë thjeshtë, unë dua që në shkrimet e mija, të pasqyroj si një pikë e vogël në ujin e detit, punën e madhe që është bërë në Shqipëri nga këta që të mos harrohen. I them këto fjalë duke marrë shkas edhe njëherë nga një ceremoni që bëhej disa vjet më  parë, kur Dr. Mihal Angjeli ishte akoma gjallë, megjithëse shumë i moshuar, 92 vjeçar dhe ai mungonte. Kështu e nis kjo gazetare(Z.L) shkrimin e saj si intervistë, me rastin e një dekorimi për një mjek tjetër te shquar vlonjat, Dr. A. Kallfen. A e meritonte ky kirurg i madh dhe ish drejtor i Spitalit të Vlorës të ftohej në këtë ceremoni? Prandaj u rikujtoj gjithmonë se vendi ynë nuk është pa histori, por përkundrazi jemi një nga popujt më të vjetër të Europës. Pra kemi edhe ne një histori të mjekësisë tonë të lashtë që duhet shkruar dhe njohur (shënim i autorit).Më falni që mora shkas nga jeta dhe vepra e këtij mjeku të madh që të shpreh disa fjalë për këtë problem… Dr. Mihali ishte një mjek me kulturë dhe kishte shumë respekt për kolegët e tij kirurg më të vjetër si p.sh: për Dr. Osman Jonuzin, S. Polenën, S. Treskën, V. Labovitin, S. Mborjen, F. Shirokën, P. Canin. F. Spahiun, F. Papariston Dh. Shytin, M. Drasën P. Gaçen, Ll. Ziçishtin etj. Ai gjithmonë për to fliste me admirim duke thënë se kirurgjia jonë më të tillë kirurgë do të ecë përpara shumë, sepse edhe këta do të përgatisin mjekë të tjerë të aftë. Merita më madhe e tij ishte se asnjëherë ai nuk punoi për lavdi, por gjithmonë për ti shërbyer sa më mire pacientit dhe vendit. Ai ndër të tjera ka lënë disa fjalë si postulate, që për mua janë aktuale në jetën profesionale të çdo mjeku.- “Për mua -thoshte Mihal Angjeli, një rëndësi të madhe në jetën time profesionale ka mirënjohja njerëzore dhe të mbetesh në memorien e popullit tënd,ky është vlerësimi më madh i jetës time. Sepse edhe unë besoj në punën time,- vazhdonte më tej,- që kur kam veshur në moshë të re bluzën e bardhë, duke punuar me shumë sakrifica e mund për njeriun, e kam fituar këtë mirënjohje dhe respekt në popull”.Ai vdiq në moshë të madhe, duke lënë me punën dhe trurin e tij një testament në mjekësi: Punën me ndërgjegje dhe sakrifica, që duhet ta ketë edhe sot çdo personel i mjekësisë tonë…