Faturat aforfe, me diferenca fshat-qytet, grabitja e radhës e Gjiknurit

    388
    Sigal

    Hyn në fuqi faturimi aforfe për të gjitha ata që nuk kanë matës. Ministria e Energjetikës faturon qytetarët sipas zonave, tiranasit më të diskriminuarit

    Thellohen skandalet në Ministrinë e Energjetikës, drejtuar nga Damian Gjiknuri. Vendimi i Këshillit të Ministrave “Mbi problemet e Furnizimit të Energjisë Elektrike në zonat informale dhe për klientët që nuk plotësojnë kushtet teknike”, i publikuar në Fletoren Zyrtare ka sjellë reagimet e para të qytetarëve shqiptarë. Raportet zyrtare bëjnë të ditur se 270 mijë konsumatorë të energjisë elektrike, ose rreth 1/5 e numrit të përgjithshëm të tyre, janë ende sot e kësaj dite pa aparate matëse në shtëpitë apo bizneset e tyre. Sipas vendimit konsumatorët e energjisë në zonat informale dhe ata që s’kanë matës do të faturohen përmes sistemit aforfe nga ana e “CEZ shpërndarje”, ndërkohë që nuk do të kryhet asnjë lidhje e re në rrjet nga ana e kësaj kompanie në rast se të interesuarit nuk zotërojnë dokumentin e pronësisë së objektit. “Çdo konsumator që përdor energji elektrike duhet të faturohet sipas regjistrimeve të aparateve matëse… Konsumatorët e tjerë të cilët përdorin energji elektrike të pa pajisur me matës, duhet të faturohen në përputhje me nenin 52 të këtij ligji dhe vendimit të ERE-s nr.146, datë 24.12.2013, ‘Mbi kërkesën e ‘CEZ Shpërndarje’ sh.a. në administrim të përkohshëm për

    vendosjen e faturimit aforfe”, thuhet në vendimin e qeverisë. Përveçse shqetësimit të risjelljes së faturimit amorfe, skandal përbën dhe ndryshimet e faturave aforfe, sipas zonave.

    Rikthimi i faturave aforfe, një hap mbrapa në energjetikë

    Qytetarët janë të shqetësuar për rikthimin e faturave aforfe, pasi për ta, përveçse një rikthim pas, është një abuzim i hapur që u bëhet qytetarëve shqiptarë. Tani qytetarëve do i shtohet edhe një gjobë tjetër. Meqenëse ministri Gjiknuri, së bashku me shpurën e kompanisë CEZ Shpërndarje nuk mbledhin dot faturat e të gjithë konsumatorëve të energjisë, atëherë i bien shkurt, rikthejnë faturat aforfe. Ky është një shqetësim i madh për qytetarët, pasi që në muajt e parë ata do të përballen me një rritje të faturave të energjisë. Ndërsa ata vetë janë gati (madje kanë kërkuar zyrave të ÇEZ)  të pajisen me matës elektrik, që të faturohen për sa harxhojnë dhe jo sipas vendimeve që merr Gjiknuri. Nga ana tjetër, specialistët shprehen se faturime të tilla bëhen premisë e hapur për të abuzuar në kurriz të qytetarëve, pasi ndërprerjet e energjisë elektrike do të jenë të pranishme më shumë se kurrë, ndërsa do të shtohen abuzimet me faturime të padrejta në kurriz të individëve. Në këtë mënyrë, Gjiknuri po shkel në mënyrë flagrante të drejtën elementare të çdo qytetari shqiptar, që të mos paguajë për atë që nuk e ka konsumuar vetë.

    Faturimi aforfe sipas zonave

    Qytetarët shqiptarë nuk janë dakord që faturimi aforfe të bëhet sipas zonave, pasi ky sjell diskriminimin e një pjese të qytetarëve të cilët tariforen më shumë se një pjesë tjetër, edhe pse shërbimi është i njëjtë. Sipas vendimit të qeverisë më të diskriminuarit janë qytetarët e Tiranës, faturimi aforfe i të cilëve është më i lartë se i qytetarëve në qytete të tjera. Kjo nuk është e drejtë për qytetarët e Tiranës, të cilët përbëjnë dhe një numër të konsiderueshëm të qytetarëve në të gjithë Shqipërinë. Pse duhet të ketë ndarje të tilla sipas zonave? Çfarë nënkupton kjo? Në Tiranë ka qytetarë që vuajnë për bukën e gojës, apo punojnë “non stop” për të mbyllur muajin. Pse pikërisht qytetarët e Tiranës duhet të diskriminohen me fatura më të kripura? Një tjetër diskriminim është dhe ndarja qytet-fshat. Në këtë ndarje diskriminohen më shumë banorët e qytetit, pasi për ta fatura është më e majme. Përveçse diskriminimit ky vendim lë hapësira edhe për abuzim nga  qytetarë, të cilët mund të shpenzojnë më shumë energji se sasia e faturuar.

    Ja sa do faturohen qytetarët shqiptarë sipas zonave

    Tiranë/qytet 600 kë/orë në dimër 6360

    Tiranë/qytet 400 kë/orë në verë 3660

    Tiranë/fshat 400 kë/orë në dimër 3660

    Tiranë/fshat 300 kë/orë në verë 2310

    Durrës/qytet 500 kë/orë në dimër 5010

    Durrës/qytet 400 kë/orë në verë 3660

    Durrës/fshat 400 kë/orë në dimër 3660

    Durrës/fshat 300 kë/orë në verë 2310

    Fieri/qytet 500 kë/orë në dimër 5010

    Fieri/qytet 400 kë/orë në verë 3660

    Fier/fshat 350 kë/orë në dimër 2985

    Fier/fshat 350 kë/orë në verë 2985

    Elbasan/qytet 500kë/orë në dimër 5010

    Elbasan/fshat 300 kë/orë në verë 2310

    Elbasan/qytet 400 kë/orë në dimër 3660

    Elbasan/fshat 300 kë/orë në verë 2310

    Korçë/qytet 500 kë/orë në dimër 5010

    Korçë/qytet 300 kë/orë në verë 2310

    Korçë/fshat 350 kë/orë në dimër 2985

    Korçë/fshat 250 kë/orë në verë 1925

    Pogradec/qytet 450 kë/orë në dimër 4335

    Pogradec/qytet 250 kë/orë në verë 1925

    Pogradec/fshat 300 kë/orë në dimër 2310

    Pogradec/fshat 200 kë/orë në verë 1540

    Gjirokastër/qytet 450 kë/orë në dimër 4335

    Gjirokastër/qytet 300 kë/orë në verë 2310

    Gjirokastër/fshat 350 kë/orë në dimër 2985

    Gjirokastër/fshat 250 kë/orë në verë 1925

    Sarandë/qytet 500 kë/orë në dimër 5010

    Sarandë/qytet 300 kë/orë në verë 2310

    Sarandë/fshat 400 kë/orë në dimër 3660

    Sarandë/fshat 250 kë/orë në verë 1925

    Tepelenë/qytet 450 kë/orë në dimër 4335

    Tepelenë/qytet 300 kë/orë në verë 2310

    Tepelenë/fshat 350 kë/orë në dimër 2985

    Tepelenë/ fshat 200 kë/orë në verë 1540

    Shkodër/qytet 500 kë/orë në dimër 5010

    Shkodër/qytet 300 kë/orë në verë 2310

    Shkodër/ fshat 400 kë/orë në dimër 3660

    Shkodër/ fshat 250 kë/orë në verë 1925

    Berat/qytet 500 kë/orë në dimër 5010

    Berat/qytet 350 kë/orë në verë 2985

    Berat/fshat 400 kë/orë në dimër 3660

    Berat/fshat 250 kë/orë në verë 1925

    Kukës/qytet 550 kë/orë në dimër 5685

    Kukës/qytet 300 kë/orë në verë 2310

    Kukës/fshat 400 kë/orë në dimër 3660

    Kukës/fshat 250 kë/orë në verë 1925

    Burrel/qytet 450 kë/orë në dimër 4335

    Burrel/qytet 300 kë/orë në verë 2310

    Burrel/fshat 300 kë/orë në dimër 2310

    Burrel/fshat 250 kë/orë në verë 1925