Fatmir Terziu/ Karrigia

    408
    Sigal

    Po shkoja në fshatin Q. i dërguar nga gazeta për të përshkuar fushatën paraelektorale, që ishte ndezur mjaft atë vit. Ishte, pra, një udhëtim pune. Nga ato udhëtime që unë i bëja me dert. Kohë pas kohe fytyra ime bëhej një me retë që i qepeshin asaj zone në Nëntor e i ndaheshin në Prill. Del në turmë, paraqitesh, shfaqesh me siklet, kohë pas kohe. Del në ballë të tribunës, ku flet lideri me tërë grupin që e shoqëron zakonisht, del para turmës së ngazëllyer, nuk je më kot një gazetar i gazetës së Liderit të dypushtetshëm. Fshati Q., po si fshat s’ka të sharë. Pastaj unë kam lidhje të vjetra me këtë fshat. Lart në ato male, në Grykë të Thëngjillit, shkoja herë pas here për të pushuar pakëz. Dhe aty çe ku e thyeja pakëz penën me ndonjë shënim që më pas netëve të gjata e hidhja në fletore shkrimi për t’ja lexuar Silvës. Me këtë mendim vendosa në çantën time një dosje të trashë. E kisha mbështjellë me një kapak të një blloku tjetër, me ngjyrë kafe dhe të lidhur mirë e bukur me letër ambalazhi me një kordon të fortë me ngjyrat e flamurit të ekipit vendës të Volejbollit, ku kisha dorëshkrimin dhe shënimet e një romani të pabitisur. Mua gati më trullosin udhëtime të tilla.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf