Fan S. Noli/ Fryn moj erë

    557
    Sigal

    Pak ditë më parë, përkatësisht më 6 janar 2014, u përkujtua 132 -vjetori i lindjes së patriotit, publicistit e poetit të njohur Fan Stilian Noli. Kontributi i tij në të mirë të Shqipërisë e popullit shqiptar e ka lartësuar atë në piedestalin e historisë.

     -Nga po na vjen, moj erë e rreptë ?

    Pse vërshëllen me aq mallëngjim ?

    -Vij drejt nga malet e Shqipërisë,

    për të përhapur zi e vajtim.

    Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,

    drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

    -Nga ata male, moj erë trime,

    ç’lajme të reja po na ke siell ?

    Pse je e vrerët dhe e helmuar ?

    qiellë me zi përse na e mbiell ?

    Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,

    drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

    Pse e ke synë të trubulluar

    e rent kaluar mi t’zeza re?

    Pse të pikojnë loçë të zeza,

    loçë të zeza posi rrëke ?

    Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,

    drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

    Syri m’u err nga ato që pashë

    Ah ! nukë mbahem, nuk duroj dot.

    Pashë një gjëmë, gjëm të tmeruar,

    rent ta haroj, po rentkam më kot.

    Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,

    drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

    Atje tek losnja në fush’ të Korçës,

    duke u hedhur lis më lis,

    një qivur pashë me nj’çup’ të virgjër,

    ma vrau shpirtin ay filis.

    Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,

    drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

    Tokat pushonin, prift nukë dukej,

    e pakënduar na u varros ;

    mihnë dëborën, i bënë varrë,

    shpirt nuk më mbeti, forca m’u sos.

    Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,

    drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

    Atje mi varrë qante një grua,

    një grua qyqe me mallëngjim ;

    burrën të qante më par’a çupën,

    për kë të bënte më par’vajtim ?

    Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,

    drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

    Renda e ika e fluturova,

    po dhëmbjen time ku do ta fsheh ?

    Çava oqeane, dete dhe male,

    po vajtoj edhe sikundër sheh.

    Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,

    drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

    -Moj er’e rreptë, erë malsore,

    shpirti m’u ndes, zëmra më shkriu ;

    sytë m’u errë si ty dhe mua,

    mëndja në kokë më bubullin.

    Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,

    drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

    Qëndro të lutem, të kam për t’dhënë

    dhe un’i varfri një porosi :

    një re të madhe dërgo të zbresë

    e ta ngarkojmë me loç’e mi.

    Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,

    drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

    E kur të kthehesh nga Shqipëria,

    Atje në kopshtin, atje t’qëndrosh,

    dhe loç’e mia si vesë qjelli

    dalë nga dalë do t’i pikosh.

    Qaj, moj erë, moj er’e shkretë qaj,

    derthmi loçë atje mi varr’e saj