Fadil Kepi:Përfitimi i pensionit për mësuesit, inxhinierët elektrikë, të vetëpunësuarit, laborantet dhe tornitorët

    409
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, Fadil Kepi, sqaron për lexuesit e “Telegraf”: Gjithçka që duhet të dini për përfitimet që merren kur punohet mbi moshën e pensionit

     Pyetje

     Mësuesi Hil Prendi nga Lezha nëpërmjet telefonit të redaksisë së gazetës “Telegraf” sqaron se, është i datëlindjes 08.08.1948, dhe ka punuar i siguruar në vendin tonë mbi 40 vjet në profesion. Ai është i interesuar të dijë kur e plotëson moshën e pensionit, a mund të vazhdojë punë deri në fund të këtij viti shkollor, a i takon leja e zakonshme e këtij viti dhe shpërblimi?

     Përgjigje

     Deri më 30 qershor të këtij viti mësuesit meshkuj përfitojnë pension kur plotësojnë tre kushte njëkohësisht, të cilat janë:

    1)      Mosha 64 vjeç e 6 muaj, sipas kartës së identitetit.

    2)      Të kenë 35 vjet punë gjithsej të siguruara në Shqipëri.

    3)      Nga 35 vjet, 26 vjet e 3 muaj të kenë punuar mësues.

    Pyetje

     Zonja Bukurije nga Priska e Tiranës shkruan: jam e datëlindjes 16.5.1952 dhe kam punuar gjithsej e siguruar 36 vjet e 5 muaj nga të cilat 18 vjet e 3 muaj në ish kooperativën bujqësore dhe 18 vjet e 2 muaj në ndërmarrjen komunale të gjelbërimit. Pyes, kur e plotësoj moshën për pension dhe do të marr pension kooperative apo shteti ?

     Përgjigje

     Ju ditën që jeni bërë 60 vjeçe, ju ka lindur e drejta për të marrë pension të plotë shteti pavarësisht se keni punuar më shumë në ish kooperativën bujqësore, sepse në 35 vjet punë të siguruara gjithsej që duhen për pension të plotë, keni më shuma se gjysma punë shteti. Nëse dokumentet i plotësoni dhe dorëzoni në Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore, Tiranë para muajit maj të vitit 2013, pensionin do ta merrni nga data 16.5.2012.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf